Panorama Sport (Albania)

Shuplakat vazhdojnë, Milani thellon krizën përpara derbit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Këtë herë golat janë pesë dhe kriza sa vjen e thel lohet. Pas humbjeve me Interin e Lacion, edhe Sasuolo gjen mënyrën, jo aq të vështirë, për të mposhtur kuqezinjtë. Tre gola në 30 minuta mjaftojnë për të fundosur kuqezinjtë, të cilët shënojnë dy herë, por marrin një "shuplakë" që i zhyt edhe më shumë në terr. Përveç kësaj, ndërlikohe­t rrugëtimi i Champions-it, ndërkohë që pas një javë është sfida e kampionati­t me zikaltrit. Jo më kot thamë, nga shiu në breshër.

HALLET E MILANIT - Dy barazime e dy humbje kampionati, por edhe eliminim nga Kupa e Italisë, që u pasua nga leksioni në Superkupë. Shifrat janë drastike dhe është e qartë që 2023-shi i Milanit është një makth pa fund. E të mendosh që nisi me fitoren kundër Salernitan­ës, e cila dukshëm ka qenë një iluzion. Merkatoja e verës nuk po jep fryte, por edhe titullarët nuk po paraqiten në lartësinë e duhur. Për të mos folur për zëvendësue­sit që rrallë kanë kontribuar pozitivish­t.

DËMTIMET - Vështirë se një ndeshje pa lajme të këqija për infermieri­në kuqezi. Gjithashtu në këtë rast duhet të drejtohemi nga Pioli pasi dukshëm ka diçka që nuk shkon me përgatitje­n atletike. Dëmtimet nuk mund të jenë thjesht rastësi. Për më tepër, në fushë shohim një skuadër të lodhur, që vrapon pak dhe keq, që është gjithmonë vonë për topat e dytë dhe që ka humbur distancat. Faza përgatitor­e në Dubai është eventi i fundit nën akuzë, pasi thuhet se ka sfilitur skuadrën, e cila mund të gjejë kthjelltës­inë fizike pak më vonë gjatë sezonit, por mund të jetë shumë vonë.

PA LIDERSHIP - Duket si banalitet, por kur rezultatet nuk vijnë, tensioni në dhomat e zhveshjes rritet dhe duhet menaxhuar. Asnjëherë si në këto raste Milanit po i mungon një lider. Shumë e lehtë për të menduar për Ibrahimovi­çin, i cili nuk është përdorur kurrë sivjet. Për pasojë vështirë se do të mjaftojë rikthimi i tij për të ndryshuar mendjen e këtij Milani. Mungesa e Menjasë, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 18 shtatori i kaluar, po ndihet shumë. Tatarushan­u nuk ka bërë asnjë gabim vendimtar dhe kjo duhet nënvizuar - por ai nuk u jep besim shokëve, nuk ka karizmin e kolegut

francez dhe ka probleme të luajë topin me këmbë. Vërtet Milani e ka kaq të vështirë të sigurojë një portier të besueshëm për 6 muaj? Për çfarë u ble i riu Vaskez, e përse nuk i jepet një shans? Pyetje të dorës së dyte mbase, por që kanë nevojë për përgjigje, pasi kriza e thelluar e "Djallit" po kalon më shpesh seç duhet edhe nga porta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania