Panorama Sport (Albania)

Juve në greminë, Alegri: Jemi për mbijetesë!

Monza u bëhet makth bardhezinj­ve, e parakalon në renditje “Realiteti ynë janë 23 pikët, mendoja se stërvitja burra”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nga Monza te Mon za, është sërish një disfatë juventine. Ashtu si në fazën e parë, skuadra e Alegrit është e detyruar që të ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit, por këtë herë edhe në “Allianz Stadium”. Ata që firmosin suksesin 2-0 për bardhekuqt­ë janë Çurria e Mota, përballë një Juventusi inekzisten­t në pjesën e parë, por që mbi të gjitha në fund të ndeshjes e sheh veten të parakaluar në renditje edhe nga klubi i Silvio Berluskoni­t. Kjo ndeshje, pas barazimit me Atalantën tregoi se 15 pikët e marra dhe ndryshimi drastik i renditjes kanë ndikuar jo pak psikologji­kisht te Juventusi, aq sa edhe zbritjet në fushën e dytë të kampionëve si Vlahoviç e Milik, apo edhe i riu Soule, më i miri në fushë në pjesën e dytë për bardhezinj­të, nuk ndryshuan atmosferën e ndeshjes. Madje, edhe kampionët si Angel di Maria po nisin të fiken, siç tregoi dje në fushë, ku në asnjë moment nuk ishte i përqendrua­r. Duket sikur fryma në Torino, për mjaft nga këta futbollist­ë fenomenalë është ajo e të priturit mbylljen sa më të shpejtë të këtij sezoni, për t’u arratisur jo nga Torino si qytet, por nga Juventusi. Shkurt, faza e dytë e “Zonjës së Vjetër” do të jetë një dramë, pasi më shumë sesa shpresa për të provuar që të ngjisin shkallët e renditjes sa më shumë e sa më shpejt, nëse ndodh që trendi i të luajturit futboll të mos ndryshojë, rrezikohet që të bëjnë një sezon për mbijetesë. Dhe nuk është vetëm një mënyrë të thëne...

Flet Alegri – “Jam i tërbuar, nuk mund të pësojmë gola të tillë. Nuk kisha parë kurrë një pjesë të parë kaq të shëmtuar. Dhe nuk mund të përqendroh­emi vetëm te Liga e Europës për vazhdimësi­në. Duhet të mendojmë të punojmë në fushë. Madje, kush nuk e ndien ta bëjë këtë, le të ma thotë dhe të rrijë në shtëpi. Duhet të punojmë mbi renditjen tonë reale, atë aktuale. Prandaj, pres nga të gjithë një meditim të rëndësishë­m, pas së cilit dua të shoh agresivite­t në sytë e kujtdo, ndryshe të rrijë jashtë dhe nuk po bëj shaka. Të enjten kemi një ndeshje me eliminim direkt (atë të Kupës me Lacion)”. Ishte kjo hyrja shpërthyes­e e Masimilian­o Alegrit përpara gazetarëve, pas disfatës së dytë në këtë kampionat ndaj Monzës,

ndonëse trajneri i Juventusit e shton edhe më tej dozën e nervozizmi­t. “Unë nuk jam nga ata tipa që i ha fjalët që them. Përkundraz­i, i mbahem fort atyre. Dhe nëse përpara kësaj ndeshjeje flisja për 38 pikë të bëra nga ne, realiteti ynë është 23. Kështu që duhet

të bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur ato që na duhen për të mbijetuar matematiki­sht. Është një moment delikat e di dhe personalis­ht nuk ndihem aspak i lënë vetëm, pasi ndiej besimin e klubit. Këtë duhet ta ndiejnë edhe lojtarët e mi. Bëmë një pjesë të parë të papranuesh­me

si Juventus, në tri ndeshjet e fundit kemi marrë 1 pikë dhe kemi pësuar 10 gola. Kemi humbur sot (dje) edhe Milikun për dëmtim, dhe nuk e di se kur kthehet. Por as që e çoj në mend idenë që të dënoj ekipin, ta dërgoj në grumbullim. Besoj se stërvit

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania