Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 5 – Dalja e dëshpëruar përballë Motës nuk sjell rezultat. Vazhdon periudha e vështirë, ndonëse jo vetëm për faj të tij.

GATI 5 – Shumë i lehtë për t’u kaluar në dyluftimet një kundër një. Ende sot nuk është kuptuar se çfarë vlere e shtuar ka qenë, aq më pak të jetë një zëvendësue­s i Kielinit.

BREMER 5 – Jo vetëm që bën paraqitjen e radhës së turpshme në mbrojtje, por në të njëjtën kohë i mohon një gol të tijve, në zonën e sulmit.

DANILO 5.5 - Pak i lëvizshëm, bën disa gjëra të mira vetëm në pjesën e dytë.

De Shiljo 5.5 – Sërish jo në 100%. Heziton të marrë pjesë në duelet fizike dhe gabon mjaft pasime të lehta. Nga e 65-ta Vlahoviç (nota 6), i cili menjëherë bën që pesha e tij të ndihet në zonë, duke tërhequr shumë topa, por as ai nuk gabon.

FAXHOLI 5 – E nis shumë mirë, por më pas “shpulla” e Çurrias i pret krahët. Nga minuta e 45të Soule (nota 6.5), i cili i jep një ritëm tjetër sulmit dhe është i vetmi që driblon, luan shpejt dhe krijon rrezikshmë­ri.

PAREDES 5 – Gjithmonë i rrezikshëm në goditjet standarde, por në kabinën e regjisë së lojës nuk ofron një ritëm të lartë dhe shpesh është edhe i pasaktë në veprime. Dhe sigurisht që stadiumi mërmërinë... Në të 46-ën Lokateli (nota 6), i vetmi që me predhën që nisi frikësoi vërtet Monzën. Vë kokën dhe këmbët kudo, por nuk mjafton.

RABIO 5 – Këtë herë thyen rrallë herë muret e rivalëve, duke iu përshtatur ritmit të ulët bardhezi.

KOSTIÇ 5 – Hutohet nga Çurria në rastin e 1-0. Një shpërqendr­im shqetësues. Nga minuta 46-të Iling, (nota 5), i cili u gjend shumë i izoluar. Prek pak topa dhe në çdo rast rivalët e ndalojnë.

DI MARIA 5 – Monza për të shndërrohe­t në një tabu. I fikur, vuan markimet e dyfishta dhe nuk ofron asnjë shkëndijë.

KEN 5 – Alegri i jep besën, por shokët e tij nuk e ndihmojnë asnjëherë. U shërbye pak dhe tifozët e masakrojnë me vërshëllim­a gjatë daljes nga fusha. Nga minuta 58-të, Milik (nota 6), por De Gregorio i mohon një gol kryevepër. Lë me 10 vetë Juven, pas një problemi muskulor.

TRAJNERI ALEGRI 4 – Kapet shah-mat nga Paladino. Monza bën dy gola, është kompakte, lëviz në mënyrë të paparashik­ueshme në sulm dhe zëvendësim­et japin rezultat. Krejt e kundërta e Juves së Alegrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania