Panorama Sport (Albania)

Reali dhe Sociedadi “vetëvriten”, i bëjnë një nder Barçës

Barazimi i largon edhe më shumë nga katalanasi­t, tani -5

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit dhe Sociedadi janë ndarë në barazim pa gola në ndeshjen më të rëndësishm­e të javës së 19-të. Një rezultat që ndoshta i qëndron disi ngushtë Realit, i cili ka pasur mundësitë më të shumta dhe më të mira për ta fituar ndeshjen, por pa ia arritur. Nga ana e vet Sociedadi, në pjesën më të madhe ia ka lënë iniciativë­n Madridit, duke u përpjekur të godasë në kundërsulm skuadrën e Ançelotit. Baskët kanë krijuar dy-tri mundësi të mira me Kubon. Në fund ata që gëzojnë më shumë nga përballja e djeshme kanë qenë katalanasi­t e Barcelonës. Pasi kishin bërë detyrën të shtunën ndaj Gironës, nga divani i shtëpisë kanë fërkuar duart, teksa kanë parë 0-0 në Madrid. Sepse kjo e çon Barcelonën në plus 5 nga Reali dhe +8 nga Sociedadi i vendit të tretë.

DOMINIMI – Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë për Realin e Madridit. Skuadra e Ançelotit e ka dominuar ndeshjen që nga minuta e parë, ndërsa Sociedadi ka menduar vetëm të mbrohet duke u përpjekur me zbritje sporadike të kapë në befasi Realin. Një rast iu dha me Sorlot, por natyrisht që rastet më të mira ishin për vendësit. Tabloja e ndeshjes nuk ka ndryshuar as në pjesën e dytë, ndonëse në këtë 45-minutësh, baskët kanë parë më shumë nga anët e Kurtuasë. Gjithsesi, rastin më të pastër të mbrëmjes e ka pasur në këmbët e tij Vinicius. Por portieri i Sociedadit, Remiro, ka bërë një pritje madhështor­e, duke i mohuar një gol të sigurt Realit. Ançeloti ka bërë të gjitha lëvizjet e mundshme për ta fituar ndeshjen, me Realin që ka tentuar deri në fërshëllim­ën e fundit pa rezultat. Barazim që çon ujë në mullirin e Barcelonës dhe Reali, i cili lë pikë të tjera të rëndësishm­e në garën për titullin në La Liga.

ANÇELOTI – Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, nuk e ka fshehur zhgënjimin për një barazim që sipas tij nuk i përgjigjet rendimenti­t të skuadrës së tij. “Mendoj se e kemi dominuar takimin, kemi luajtur shumë mirë, e kemi vënë nën presion dhe në vështirësi Sociedadin. Kemi krijuar mundësi të mira dhe të shumta për shënim, por na mungoi finalizimi i duhur. Në ndryshim nga daljet e fundit, ndaj Sociedadit kemi diktuar në fushë. Për fat të keq na mungoi goli, ishte e vetmja e metë e mbrëmjes. Personalis­ht jam i

 ?? ??
 ?? ?? Lojtarët e Barcelonës duke festuar suksesin ndaj Gironës dhe ndeshjen numër 100 të Pedrit
Lojtarët e Barcelonës duke festuar suksesin ndaj Gironës dhe ndeshjen numër 100 të Pedrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania