Panorama Sport (Albania)

Barcelona, e abonuar me 1-0 si 43 vjet më parë

Për herë të fundit tri fitore të tilla ndodhnin në sezonin 1979-’80 Trajneri i “Blaugranav­e”, sërish i pakënaqur me paraqitjen

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona vijon të mos ndalet dhe ruan pozi cionin e saj prej kryesuesej­e në La Liga pas një tjetër fitoreje minimale në derbin e Katalunjës të shtunën pasdite ndaj Gironës. Një gol nga Pedri në pjesën e dytë, në ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Barçës, i mjaftoi skuadrës së Ksavit për të marrë tri pikët e radhës dhe për t’iu afruar shifrës së 50 pikëve, që mund t’i përmbushë nëse fiton të mërkurën në takimin e prapambetu­r të javës së 17-të kundër Betisit. Barcelona sërish nuk ka qenë në variantin e saj më të mirë. Por sërish ka ditur ta zgjidhë ndeshjen falë talenteve që ka në përbërje. Skuadra e Ksavit duket se është abonuar me rezultatin 1-0, teksa suksesi në “Montilivi” ishte i treti radhazi 1-0, gjë që ndodhte në sezonin e largët 1979-1980, plot 43 vjet më parë! Asokohe, skuadra drejtohej nga Helenio Herrera, ku arrinte tri suksese minimale radhazi përballë Bilbaos, Las Palmasit dhe Atletikos së Bilbaos. Barça ka fituar deri më tani nëntë ndeshje me rezultat minimal në këtë sezon. Për momentin gjithçka i ka shkuar mbarë Ksavit, por trajneri i katalanasv­e nuk është se ka qenë shumë i kënaqur për atë çfarë ka parë në fushë ndaj Gironës.

NDESHJA – Barcelona në përgjithës­i e ka kontrollua­r takimin, por pa qenë asnjëherë dominuese ndaj Gironës. Gjërat janë dukur edhe më keq për skuadrën e Ksavit, kur

Dembele është detyruar të lërë fushën e lojës i dëmtuar për shkak të një problemi muskulor që në pjesën e parë. Në vend të tij Pedri, i cili më vonë do të ishte vendimtar për ekipin. Pjesa e parë ka kaluar pa shumë emocione. Në pjesën e dytë, trajneri Ksavi e ka shtyrë

skuadrën për tej, por loja e kryesuesve ka lënë për të dëshiruar. Për të zhbllokuar sfidën ka menduar Pedri pas një ore lojë, një gol që do të rezultonte i artë, sepse deri në fund nuk ndodh asgjë.

KSAVI - Pas fitores në Girona, trajneri Ksavi shpjegoi

në konferencë­n për shtyp se Barcelona vazhdon të shfaqë probleme të vjetra, duke vuajtur në finalizim. “Ne ende nuk guxojmë plotësisht për të mbyllur ndeshjet. Ne japim pasimin e saktë, por jo atë vendimtar, duhet të godasim më shumë nga jashtë zonës, të kërkojmë mure, të bëjmë një krosim... Ne kishim kontrollin në Girona, por kontrolli i lojës dhe i topit nuk do të thotë asgjë nëse nuk finalizon mundësitë që të jepen. Në të vetmen pjesë të lojës që luajtëm siç duhet të luajmë – fillimi i pjesës së dytë – arritëm të shënonim. Nuk mund ta fsheh se jam i kënaqur me fitoren, por duhet të jemi autokritik­ë dhe të përmirësoh­emi në situata të ndryshme, veçanërish­t në lojën sulmuese. Nuk mund t’i mbajmë rivalët në lojë në çdo ndeshje, duhet t’i mbyllim më shpejt ato”, tha trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania