Panorama Sport (Albania)

Tris barazimesh, “mbretërve” po u rrëshqet “kurora”

Çdo repart prezanton versionin më të keq nga viti i kaluar

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih do të duhet të kënaqej me një tjetër barazim javën e 18-të në ligën vendëse, e cila do të sinjalizon­te edhe përjetimin e një krize të viti të shkuar, konkretish­t atë të muajit shtator. Ajo çka evidentohe­t në vitin kalendarik 2023 mbi grupin e Nagelsmani­t janë statistika­t e ulëta të tyre në çdo repart, thuajse të një ekipi mesatar, pavarësish­t se pretendime­t e gjigantëve nga Mynihu mbeten gjithmonë në piedestal. Më poshtë po ju prezantojm­ë me statistika­t e fazave të ekipit kampion të Gjermanisë dhe se çfarë ndryshimes­h kanë pësuar nga viti i kaluar i sezonit 2022-‘23.

SULMI-DYSHJA Xhamal Musiala - Erik Maksim Çupomoting do të thurnin duetin e Bajernit të frikshëm në ligat kryesore të Europës, (pjesëmarrë­s në 24 gola në ligën vendëse) aq sa t’i bënin ballë edhe treshesh së “princërve” nga Parisi me Mesi-mbapenejma­r. Por në vitin aktual Musiala nuk ka dhuruar asgjë përgjatë 224 minutave, përveç marrjes së kartonit të verdhë ndaj Lajpcigut. Sane, Çupo-moting dhe Gnabri janë përfshirë me nga një gol, thuajse e papërfills­hme, nëse u bazohemi statistika­ve të vitit të kaluar. Myler nuk do t’i shpëtonte kësaj meseleje, edhe pse me “faj” më të reduktuar, pasi në 2 nga tri duelet është futur si zëvendësue­s, ndërsa në të fundit shërbeu asistin e rrjetës së vetme për të tijtë. 2 nga 3 finalizime­t e këtij viti mbajnë firmën e sulmuesve, tregues më tepër sesa qesharak.

MESFUSHA-”MOTORI” i skuadrës së Nagelsmani­t duket se po fiket dhe është pikërisht ky faktor që duhet t’i frikësojë seriozisht tifozët e Bajernit. Në 15 takimet e sezonit aktual të vitit të shkuar ata morën pjesë në 11 rrjeta, ndërsa në 2023-shin vetëm në një gol individual nga repertori i Kimishit. Por çfarë e bën

të rrezikshme?! Gjatë përballjes me Lajpcigun, Joshua mori vlerësimin më të ulët, në takim pasardhës Gorecka u titullua i tillë. Sinjale se mesfusha nuk po prodhon më raste drejt sulmit.

MBROJTJA-STILI i lojës nga reparti difensiv i djemve nga Mynihu ka marrë tjetër qasje në këto tri javë. Përveç hapësirave të lëna në prapavijë, e ku 3 golat janë argumenti më bindës, ndërhyrjet e ashpra kanë shkuar drejt

limiteve. Upamekano ishte rasti më flagrant kundër Lajpcigut. Por edhe në përgjithës­i në vitin 2023 ata kanë mesatare më të lartë mbi kartonët e verdhë, 2 për ndeshje, kundrejt 1.4 nga 15 javët e kaluara.

Porta-rekordi i Jan Zomerit, pikërisht ndaj bavarezëve gjatë kohës kur luante me M’gladbah, i përkthyer me 19 pritje, mbetet kujtim i bukur, pasi prezenca e tij me ngjyrat e kampionëve të ligës

vendëse nuk ka shënuar asgjë pozitive. 3 sfida të luajtura, e njëjta kuotë golash të pësuar, shto edhe një karton të verdhë. Nëse u referohemi statistika­ve të dy gardianëve të tjerë të përfshirë me Bajernin në Bundesligë 2022-‘23, ata kanë mesatare më të mirë. Ulraish me 0.66 gola të pësuar për takim, ndërsa Nojer me 0.91, çka dëshmon se ende nuk ka siguri në portë nga kampi i klubit më të titulluar në tokën gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania