Panorama Sport (Albania)

Firmos Gusto, fatura shkon 216 mln paund

-

Graham Poter i është kthyer ushtrisë për të rindezur shpirtin luftarak të Çelsit të tij. "The Sun" ka zbuluar se trajneri i bluve e ka dërguar të gjithë skuadrën e tij për të takuar ushtarë të vërtetë me qëllim nxitjen e frymës së grupit në dhomën e zhveshjes. Ai dëshiron që ta shfrytëzoj­ë këtë eksperienc­ë edhe për të ndihmuar blerjet e reja që të ambientohe­n sa më shpejt në "Stamford Bridge". Tabloidi ka zbuluar se e gjithë skuadra e Çelsit i është drejtuar një baze ushtarake pranë qytetit të Lis në Hempshajër të martën e shkuar. Atje ndodhet kampi ushtarak "Bordon and Longmoor", e cila është një bazë e njohur stërvitore në historinë e gjatë të

Çelsi ka zyrtarizua­r ditën e djeshme edhe transferim­in e mbrojtësit të djathtë të Lionit, Malo Gusto, për 26.3 milionë paund. Talenti 19-vjeçar firmosi një kontratë 7-vjeçare në "Stamford Bridge", por pjesë e saj është rikthimi i tij te Lioni, ku ai do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ai është afrimi i 7-të i Çelsit në këtë merkato, ndërsa pronari Bohli ka shpenzuar 216 mln paund.

"Forcave të Armatosura të Britanisë". Por mësohet se skuadra e Çelsit nuk i është nënshtruar seancave të forta stërvitore, por e ka përdorur si eksperienc­ë për të stërvitur mendjen e lojtarëve, duke ndjekur disa ushtrime që rrisin shpirtin e sakrificës për njëri-tjetrin. Çelsit i janë shtuar edhe 6 afrime të reja këtë merkato (7 bashkë

me Malo Guston, por mbrojtësi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Lioni). Ish-trajneri i Brajtonit, i cili u ul në stolin e bluve në shtator, me qëllim transformi­min afatgjatë të skuadrës, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme deri tani. Megjithatë pronari Tod Bohli beson te projekti i tij. Çelsi renditet pas 20 javësh në mes të klasifikim­it të Premier Ligës me 29 pikë, po aq sa edhe Liverpuli, ndërkohë që vendin e katërt, Mançester Junajtidin, e kanë 10 pikë larg. Graham Poter është i ndërgjegjs­hëm se stoli i tij nuk do të rrezikohej vetëm nëse do të arrinte të renditej mes katër vendeve të para, ose Çelsi do të bënte një rrugëtim të suksesshëm në Champions.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania