Panorama Sport (Albania)

Liverpuli vazhdon dramat, Kasemiro frymëzon “Djajtë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kaoru Mitoma shënoi në kohën shtesë, ndërsa Brajtoni eliminoi kampionët në fuqi të Liverpulit me një fitore në "Amex". Me ndeshjen që po i drejtohej një barazimi, e cila do të bënte që të riluhej në "Anfield Road", sulmuesi japonez prodhoi një moment magjik kontrolli topi, përpara se të shtangte "Reds"at. Skuadra e Jyrgen Klopit, e cila u mposht nga "Pulëbardha­t" 3-0 dy javë më parë në kampionat, kaloi madje e para në avantazh falë golit të Harvi Eliotit në pjesën e parë, pas një asisti të Salahut nga një kundërsulm i shpejtë. Megjithatë, skuadra e De Zerbit barazoi përmes Tariq Lamptejt falë një goditjeje nga distanca, e cila e devijuar nga Ljuis Dank, përfundoi në fundin e rrjetës. Për të ardhur në minutën e 92-të, te goli i Mitomës, i cili mbajti pak sekonda në ankth vendësit, pasi u kontrollua nga VAR për pozicion jashtë loje.

JUNAJTID - Një dopietë e Kasemiros ndihmoi Mançester Junajtidit që të siguronte një biletë në 1/8-at e Kupës FA, ndërsa "Djajtë" mposhtën 3-1 Redingun në "Old Trafford". Skuadra e Ten Hagut ishte dominuese gjatë gjithë takimit, pavarësish­t se nuk gjeti një mënyrë për të thyer mbrojtjen e skuadrës së Pol Insit në pjesën e parë. Por u desh një moment magjik nga mesfushori brazilian në fillim të pjesës së dytë, ndërsa edhe brazilianë­t e tjerë Antoni dhe Fred ndihmuan Junajtidin që të priste biletën pa probleme dhe regjistrua­r gjithashtu suksesin e 11-të radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticio­net. Fillimisht Kasemiro mori një pasim të klasit botëror nga Antoni për golin në minutën e 54-t, përpara se një asist i Fredit të frymëzonte golin e dytë të ish-yllit të Realit tre minuta më vonë. Keroll la miqtë me 10 vetë pas kartonit të kuq në 65'-ën, ndërsa më herët kishte dëmtuar Eriksenin. Një minutë më vonë Fred vendosi edhe emrin e tij në listën e golashënue­sve me një finalizim të bukur në shtyllën e parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania