Panorama Sport (Albania)

Teuta bën ligjin në basketboll, fiton edhe Kupën

Durrsakët i shtojnë muzeut trofeun e dytë sezonal

- ROLAND GJINI

Teuta vijon të bëjë ligjin në basketboll­in sh qiptar në vitet e fundit, duke koleksionu­ar suksese të njëpasnjës­hme. Durrsakët kanë fituar dje Kupën e Shqipërisë, teksa kanë mundur Kamzën me rezultatin 82-74 në finalen e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë. Pasi kishin kaluar në gjysmëfina­le Tiranën pas një koshi në frymën e fundit, bregdetarë­t e trajnerit Melzin Lazimi bënë një paraqitje më të mirë në finale, duke e pasur takimin nën kontroll në pjesën më të madhe të kohës. Ky ishte trofeu i pestë i Kupës në historinë për Teutën, që e nis vitin në mënyrën më të mirë duke festuar para publikut të zjarrtë durrsak që dje kishte mbushur sallën. Ndërsa pas Superkupës së fituar në dhjetor, një tjetër trofe i sezonit 2022-2023 shkon në Durrës.

NDESHJA – Të dy trajnerët e startuan lojën me nga 3 amerikanë në formacion, dhe me nga dy lojtarë shqiptarë që plotësonin pesëshen. Peterson me dy finalizime të sakta dhe kapiteni Kristi Gorea e kaluan Teutën në epërsi 6-0 në çastet e para, ndërsa koshi i parë për Kamzën erdhi pas më shumë se dy minutash lojë me protagonis­t Bowers që ngushtoi në 6-2. Bregdetare­t janë gjithnjë në avantazh gjatë periodës së parë, duke e fituar këtë fraksion 23-16. Në çerekun e dytë, Kamza shfaq rritje në lojën e saj, ndërsa dy herë prek edhe barazimin, fillimisht 32-32 dhe më pas 34-34, por në çastet e fundit Teuta krijon një epërsi të lehtë për të shkuar në pushim me avantazhin 40-36. Perioda e tretë nis më mirë për durrsakët që shkojnë në +9 pikë, por kamzalinjt­ë e Eni Llazanit reagojnë, duke realizuar edhe përmbysjen në 47-50. Por ndonëse në momente të vështira, kampionët e Teutës tregojnë forcën dhe rimarrin gjithçka nën kontroll, duke shkuar në avantazh 59-55 pas 30 minutash lojë. Kamza provon të kundërpërg­jigjet në fillimin e periodës së katërt, por më pas Teuta rivendos distancat dhe e kontrollon takimin qetësisht deri në fund. Kështu, gjithçka mbyllet me festën e durrsakëve në parket, ndërsa presidenti i FSHB-SË, Avni Ponari, i dorëzon trofeun e Kupës kapitenit të Teutës, Kristi Gorea. Një sukses i merituar për bregdetarë­t, që kurorëzojn­ë me një tjetër trofe punën e mirë që prej vitesh bëhet në klub. Sullivan me 19 pikë dhe 19 ribaunde si dhe Peterson me 29 pikë ishin lojtarët më decizivë në triumfin e Teutës në finalen e djeshme. Ndërsa në radhët e Kamzës spikatën Thomas me 19 pikë dhe kapiteni Niko Thano me 18.

 ?? FOTOT: F. HAZISLLARI ?? Teuta fituese e Kupës së Shqipërisë 2023 në basketboll
FOTOT: F. HAZISLLARI Teuta fituese e Kupës së Shqipërisë 2023 në basketboll
 ?? ?? Lojtarët e Teutës duke festuar pas triumfit ndaj Kamzës në finalen e djeshme
Lojtarët e Teutës duke festuar pas triumfit ndaj Kamzës në finalen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania