Panorama Sport (Albania)

Kupa njeh katër ekipet gjysmëfina­liste

- A.DUSHKU

Kupa e Shqipërisë në futbollin e femrave tashmë ka njohur skuadrat gjysmëfina­liste, të cilat janë Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Apolonia. Ashtu sikurse edhe pritej ndeshja më interesant­e, ishte derbi i kryeqyteti­t ndërmjet Partizanit dhe Kinostudio­s, takim i zhvilluar në kompleksin "Partizani". Pasi kishin humbur përballjen e parë me rezultatin 3-4, të kuqet e trajneres Berta Lako arritën të realizojnë përmbysjen e madhe, duke festuar pas gjuajtjeve të penalltive. Loci në të 12ën kaloi në avantazh Partizanin, ndërsa Xhebrahimi nga pika e bardhë e penalltisë në 37-ën thelloi në 2-0. Në pjesën e dytë Kadiolli ngushtoi në 2-1 për Kinostudio­n

me rezultatin e përgjithsh­ëm të fiksuar në shifrat 5-5. Me gjithë përpjekjet nga të dyja kampet, gjithçka do të vendoset nga penalltitë. Të kuqet u treguan më të sakta duke triumfuan me rezultatin 4-1 me penallti, për ta mbyllur me festën në fushën e tyre, duke siguruar biletën e gjysmëfina­leve. Ndërkohë në ndeshjet e tjera llogaritë ishin mbyllur që në ndeshjet e para, ndërsa në kthim u shënuan goleadat e radhës. Kështu Tirana shpartallo­i 16-0 Teutën, takim ku spikatën Vishkulli dhe Maxhalaku me 4 gola secila. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Cinaj dhe Coka nga tri herë, dy herë Ago, si dhe nga një herë Kodra, Metalla dhe Tota. Vllaznia mori një fitore tenistike ndaj Kukësit me rezultatin 6-0. Kodra, Borçi, Berisha, Doçi, Shala dhe Ramadani ishin protagonis­tet e golave për shkodranet. Në ndeshjen e djeshme Apolonia likuidoi Laçin në shifrat 5-0. Autoret e golave për fieraket ishin Hamonikaj me një tripletë, ndërsa rrjetën e tundën gjithashtu edhe Valentina Troka dhe Levenaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania