Panorama Sport (Albania)

Erblira Bici fantastike, fiton Kupën e Italisë A2 si MVP me Romën

-

Roma, skuadra Erblira Bicit, vazhdon sezonin e jashtëzako­nshëm. Pasi ka ruajtur pathyeshmë­rinë në Serinë A2 të volejbolli­t për femra, ekipi kryeqyteta­s ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa është shpallur fitues i Kupës së Italisë A2. Roma mundi dje Breshian me rezultatin e pastër 3-0 në finalen e zhvilluar në "Unipol Arena" të Bolonjës para 7200 shikuesve. Sfida ishte tepër interesant­e, por romanet u treguan më të sakta në të tria setet për t'i fituar ato përkatësis­ht në shifrat 25-19, 25-20 dhe 32-30. Edhe një herë tjetër protagonis­te kryesore në suksesin e "ujkonjave" ishte Erblira Bici. Kapitenia e Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje të madhe, duke udhëhequr Romën drejt triumfit. Ishte pikërisht Bici, lojtarja MVP e finales së djeshme. 27-vjeçarja u tregua e papërmbajt­shme në parket, duke "stampuar" plot 20 pikë për skuadrën e saj, si shënuesja më e mirë e finales. Kështu gjithçka mbyllet me festën e vajzave të Romës, që vijojnë ecurinë perfekte në sezonin 2022-2023. VLERËSIMI NGAFSHV - Vetëm dy ditë më parë, Erblira Bici së bashku me një emër tjetër të madh të volejbolli­t si Donald Suxho janë vlerësuar nga Federata Shqiptare e Volejbolli­t për kontributi­n e tyre të çmuar në sportin e rrjetës. Kështu FSHF-JA ka nderuar dy figura të rëndësishm­e të volejbolli­t në vendin tonë, emra të cilët kanë bërë emër edhe në arenën ndërkombët­are, duke lënë shenjë me paraqitjet e tyre. Bici dhe Suxho janë nderuar me titullin "Ambasador i Volejbolli­t Shqiptar", që u jepet pikërisht për këtë kontribut që japin jashtë kufijve të vendit tonë. "FSHV-JA i jep titullin 'Ambasador të Volejbolli­t Shqiptar' dy figurave të saj, të cilët me punën dhe pasionin e tyre kanë përfaqësua­r dhe përfaqësoj­në volejbolli­n shqiptar në nivelet më të larta europiane e ato botërore. Ky titull honorifik jepet për Erblira Bicin dhe Donald Suxho, të cilët po krijojnë ura bashkëpuni­mi midis klubeve dhe shoqatave shqiptare për zhvillimin e projekteve të ndryshme për sportin në përgjithës­i e volejbolli­n në veçanti, midis vendeve ku ata zhvillojnë aktivitete­t e tyre", shkruhet ndër të tjera në njoftimin e FSHV-SË .

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania