Panorama Sport (Albania)

Xhokoviç mbret i “Australian Open”, Tsitsipas KO

- ARTIN LLESHAJ

Novak Xhokoviç fi ton për herë të dh jetë në karrierë turneun "Australian Open". Tenisti serb mposhti dje në finale grekun Stefanos Tsitsipas në shifrat 6-3, 76, 7-6 në një ndeshje që zgjati 2 orë e 56 minuta. Me këtë sukses Xhokoviç barazon rekordin e Rafael Nadalit me 22 triumfe në turnet Grand Slam. "Nole" konfirmohe­t kështu i pagabueshë­m në finalet e Melburnit, me 10 fitore në po kaq sfida, ndërsa tashmë rimerr edhe fronin si numri 1 në renditjen botërore ATP, duke parakaluar spanjollin Karlos Alkaraz. Ndërkohë për Tsitsipas kjo ishte disfata e dytë në finalet Grand Slam, të dyja të ardhur përballë Xhokoviçit, ndërsa tashmë 24-vjeçari nga Athina "ngushëlloh­et" me vendin e tretë në klasifikim­in botëror. Kështu Xhokoviç shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit, duke hakmarrë edhe për ekspulsin e një viti më parë nga Australia, e cila i ndaloi hyrjen për shkak të qëndrimit të tij për të mos u vaksinuar kundër COVID-IT. Një triumf bindës nga 35-vjeçari, i cili gjatë të gjithë turneut lëshoi vetëm 1 set. Duke u ndalur te finalja, tenisti serb u shfaq dominues që në fillim, duke e fituar setin e parë 6-3. Ndërsa dy setet e tjera

Grand Slam ka luajtur Novak Xhokoviç gjatë karrierës së tij në tenis. Arritje rekord kjo nga tenisti serb, duke u shkëputur nga dy rivalët e tij të mëdhenj, Roxher Federer dhe Rafael Nadal, të cilën kanë luajtur respektivi­sht 31 dhe 30 finale.

ishin më të luftuara, me "Nolen" që fitoi me "tie brak", përkatësis­ht 7-6(4) dhe 7-6(6). Kështu Xhokoviç kurorëzon në mënyrën më të mirë turneun e tij të preferuar në Melburn, për ta mbyllur me festë me familjen dhe stafin e tij.

FLET KAMPIONI

Pas triumfit Novak Xhokoviç nuk mundi t'i kontrollon­te emocionet, duke shpërthyer në lot. "Ishte një udhëtim i pabesueshë­m, për mua, familjen time dhe stafin. E di që me raste duhet të durojnë aspektin e keq të karakterit tim, por ky trofe është për ju po aq sa edhe për mua", ishin fjalët e parë nga Xhokoviç gjatë ceremonisë, i cili më tej u ndal te rasti i një viti më parë, ku mori ekspuls nga Australia për shkak të qëndrimit të tij kundër vaksinimit ndaj COVID-IT: "Ishte një nga turnetë më të vështirë për mua, duke marrë në konsiderat­ë rrethanat e vitit të kaluar, që më ndaluan të merrja pjesë. Vetëm familja dhe stafi im e dinë atë që kam kaluar gjatë këtyre javëve dhe mendoj që kjo është fitorja më e bukur e karrierës". Në fund Xhokoviç shtoi: "Dua të përgëzoj Tsitsipasi­n për turneun e madh që zhvilloi. Vijmë të dy nga vende të vogla si Greqia dhe Serbia dhe jemi të dy dëshmia se edhe nga hiçi ëndrrat mund të realizohen dhe se gjithmonë mund t'ia dalësh", përfundoi Xhokoviç.

në po kaq finale të zhvilluara regjistron Novak Xhokoviç në "Australian Open", që është edhe Grand Slami ku numëron më shumë tituj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania