Panorama Sport (Albania)

Tetova: Rezultat i kënaqshëm, arbitri na dëmtoi me faullet

-

Pas ndeshjeve të fundit, ku skuadra nuk u përgjigj si duhej, Egnatia arriti të marrë një barazim 1-1, që merr mjaft vlera për faktin se përballë ishte një skuadër si Partizani, një nga më të fortat e këtij sezoni. Pas ndeshjes, për "Panorama Sport" u prononcua trajneri i rrogozhina­sve, Edlir Tetova, i rikthyer së fundmi në stolin e rrogozhina­sve. Ai është i kënaqur me rezultatin e kësaj sfide, por jo aq sa duhet me lojën, veçanërish­t në pjesën e parë. Trajneri ka rezerva edhe për arbitrimin, pasi sipas tij, kryesori Beqiraj akordoi vazhdimish­t faulle në favor të Partizanit dhe ndaloi në mënyrë të padrejtë një aksion goli të Egnatias me Duamenan.

Sa i kënaqur jeni me rezultatin dhe lojën në këtë ndeshje?

Pas rezultatev­e negative që kishim marrë në ndeshjet e shkuara, vinim për të marrë një rezultat pozitiv. Sigurisht, jam i kënaqur me rezultatin, por jo me lojën. Kemi shumë për të përmirësua­r, sidomos mënyrën për të shkuar drejt portës kundërshta­re. Do të shohim në vazhdim se çfarë mund të përmirësoj­më.

U patë mjaft i acaruar në fushë në disa momente. Cila ishte arsyeja?

Këto janë momente që ndodhin vetëm aty në fushë, nuk kanë lidhje me natyrën time në përditshmë­ri. Në fillim nuk e kisha gjithë nervozizmi­n me arbitrimin, por edhe me lojtarët e mi. Nuk po më bindnin taktikisht, po linim shumë hapësira midis linjave. Kjo fatmirësis­ht u përmirësua nga momenti në moment.

Cilat janë objektivat e Egnatias?

Synimi ynë këtë sezon mbetet gjithnjë kualifikim­i në Ligën e Konferencë­s.

Si e gjykoni arbitrimin e kësaj ndeshjeje? Keni rezerva?

Mendoj se në shumicën e rasteve faullet ishin të njëanshëm, sepse ne kishim edhe një rast kur në minutën e 60-të Duamena po shkonte drejt portës dhe aty shikojmë vetëm një kontakt trup më trup. Ai i drejtohet portës i vetëm me portierin dhe ne marrim një faull më kot. Në fund lojtari ynë pëson një goditje me takë dhe ky rast nuk pasohet as nga një konsultë e arbitrit me kolegët në VAR.

Keni ndryshuar thuajse gjithë repartin e sulmit. Ju duket më e fortë Egnatia pas ardhjes së këtyre lojtarëve?

Edhe në pjesën e parë të sezonit kemi qenë një skuadër e fortë, thjesht ka munguar finalizimi para portës. Do të shohim sesi do të shkojë deri në fund me këta lojtarë që kemi afruar. Me atë që kemi parë në stërvitje jemi shumë të kënaqur me ta.

Dy brazilianë­t ishin ndër më të mirët në këtë ndeshje, por vendosët t'i zëvendëson­it. Përse morët këtë vendim?

Ata janë lojtarë që na shërbejnë. Kanë merita të mëdha në lojën e ekipit. Ishin thjesht ndërrime taktike, sepse Partizani shtoi forcat në sulm. Më pas luajti me tre mbrojtës dhe ndryshoi skemën, duke na detyruar në njëfarë mënyre të bëjmë këto ndërrime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania