Panorama Sport (Albania)

Partizani me “frena dore”, e bllokon edhe Egnatia

- DENIS LALA

Kriza e Partizanit vazh don. Të kuqtë u ndalën dje në një barazim në shtëpi me shifrat 1-1 nga Egnatia, pas një ndeshjeje shumë të luftuar, të cilën në fakt e patën dy herë në dorë, por nuk i shfrytëzua­n shanset. Fillimisht Cara u ndal në pikën e bardhë nga Sherri dhe më pas goli i shënuar nga Hoti në të 80-ën nuk u mbrojt dhe Duamena arriti të barazonte. Me këtë barazim, të kuqtë nuk përfitojnë sa duhet nga humbja e Tiranës, ndërkohë që Egnatia shkon e kënaqur në shtëpi, me një pikë ndaj një prej ekipeve më të forta të kampionati­t.

PJESA E PARË - Partizani e nis vrullshëm me një goditje të rrezikshme të Carës, që kalon shumë pak larg shtyllës së portës së mbrojtur nga Sherri. Vendësit duken më të vendosur për të shkuar te goli. Në minutën e pestë regjistroh­et një rast i mirë për rrogozhina­sit. Pas një karamboli, topi shkon drejt portës së Hoxhës, që ia del ta largojë nga rrezja e kuadratit, pak mbi traversë. Në minutën e 10-të Paulauskas përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe depërton në zonë, por Hoxha e bllokon dhe nuk i jep shansin e goditjes. Në të 17-ën Partizani ka dy raste shumë të mira. Fillimisht me Carën në një goditje dënimi, me topin që përfundon pak mbi trekëndësh, dhe më pas me Mensah, që në pozicion shumë të mirë gabon me shënjestrë­n nga një gjuajtje fluturimth­i. Në minutën e 20-të ka një moment të dyshimtë për penallti të Paulauskas ndaj Sotës për një kapje të sulmuesit të rrogozhina­sve. Pasi sheh rastin në ekranin e VAR-IT, arbitri akordon penallti. Cara e merr përsipër, por "hipnotizoh­et" nga Sherri, që neutralizo­n gjithçka. Në të 43-ën të kuqtë kanë një shans shumë të mirë me Rrapajn që filtron mes kundërshta­rëve dhe lëshon një "predhë", e cila kalon ngjitur me traversën, duke lënë kështu në fuqi barazimin e bardhë për pjesën e parë.

PJESA E DYTË - Në këtë fraksion që në minutat e para loja merr doza barazie, me Egnatian, që e kërkon më shumë iniciativë­n në sulm dhe nuk i lë aq terren sa në pjesën e parë të kuqve. Rasti i parë i mirë në këtë pjesë regjistroh­et në minutën e 57-të, kur Rrapaj nxjerr nga repertori i tij një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës, por merr një përgjigje po aq spektakola­re nga Sherri, i cili "fluturon" në

trekëndësh dhe devijon atë top në këndore. Kur loja merr doza të theksuara barazie, Partizani arrin të gjejë golin dhe avantazhin në këtë ndeshje. Në minutën e 80-të Hadroj arrin të kthejë në zemër të zonës, një parabolë të dhënë në formë pasimi pas shpinës së

mbrojtjes, me Hotin, që kontrollon i pashqetësu­ar dhe lëshon një goditje të fortë, që finalizohe­t në fundin e rrjetës. Por "demat" nuk arrijnë ta ruajnë rezultatin dhe e pësojnë falë aftësive të sulmuesit Duamena. Sulmuesi arrin të kontrolloj­ë shumë bukur një pasim të Paulauskas

me kokë dhe të lëshojë një goditje nga një pozicion shumë i prirët, që kap në befasi Hoxhën dhe tund rrjetën. Në vijim, të kuqtë u munduan me shumë mënyra për të shënuar, por nuk ia dolën, pasi rrogozhina­sit ishin mjaft rigorozë në 20 metrat e fundit.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e djeshme Partizani-egnatia 1-1 Foto: FK Partizani
Çast nga ndeshja e djeshme Partizani-egnatia 1-1 Foto: FK Partizani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania