Panorama Sport (Albania)

Egnatia “ngre” flamurin brazilian, Alban Hoxha gëzon fëmijët me... pica

-

"Panorama Sport" ju sjell momentet pikante të Partizani-egnatia. *Fakti që ndeshja luhet në një orar të përshtatsh­ëm thuajse nuk ndikon aspak në numrin e tifozëve, që nuk e kalonin numrin 700. Prani e ulët tifozësh në stadium, veçanërish­t në tribunën kryesore. Duket se "VIP-AT" e kanë lënë mënjanë Partizanin pas rezultatev­e të dobëta të ndeshjeve të fundit.

*Egnatia e vazhdon nxehmjen para ndeshjes deri në limitet e kohës. Rrogozhina­sit futen në dhomat e zhveshjes vetëm 13 minuta para nisjes së sfidës dhe i duhet të nxitojnë për të qenë gati në momentin e duhur. *Vetëm një tifoz i rrogozhina­sve ndodhet në pjesën e dedikuar të tribunës përballë, teksa bie në sy një flamur brazilian i vendosur nga ai. Me siguri është një nga të afërmit e brazilianë­ve të Egnatias. *Mba debuton me Partizanin. Ai aktivizohe­t në vend të Mensah në të 69-ën, teksa nuk mungojnë brohoritma­t e tifozëve në momentin që bën hapat e parë në fushë. Gjithsesi, nigeriani nuk arriti të hyjë në lojë dhe nuk dha asnjë shkëndijë.

*Lojtarët e Partizanit, të aktivizuar nga stoli bëjnë miniseancë stërvitore pas ndeshjes, mes tyre edhe Mba.

*Te Partizani marrin pica pas ndeshjes për të shuar urinë. Disa fëmijë, që po prisnin të takonin lojtarët, shohin kapitenin Alban Hoxha dhe i kërkojnë një copë. "Hajdeni, kush do", shprehet portieri dhe ua jep gjithë picën. "E nxorëm darkën", dëgjohet një nga fëmijët të thotë me shaka.

*Drejtori i përgjithsh­ëm i të kuqve, Olsi Rama, nuk kërkon të humbë as intervista­t dhe rastet e dyshimta pas ndeshjes. Me telefon në dorë ai lë qetësisht stadiumin dhe i drejtohet automjetit të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania