Panorama Sport (Albania)

Josa: Ishim të paqartë, u goditëm në dy raste naive

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka pranuar humbjen ndaj Erzenit, ndërsa është munduar të analizojë pas ndeshjes pse skuadra e tij çaloi. Ai mendon se ekipi u godit në dy raste naive dhe të evitueshme. Josa ka rezerva për golin e anuluar të Esat Malës në pjesën e parë. “Erzeni është një skuadër që ka treguar çfarë mund të bëjë. Nga ajo humbje e javës së parë që pësuam këtu, Erzeni ka rritur lojën. Skuadra ime u godit në dy raste shumë naive në momentin që duhej të kishim qenë më të kujdesshëm se po mbanim topin. Në 30 metrat e fundit nuk ishim atje ku duhej, sidomos kur shkonte topi në krahë dhe nuk ishim aspak efikasë. Shënuam golin e dytë dhe kishim besim që mund të kthenim rezultatin. Ekipi luajti me këmbëngulj­e, por duhej të ishim më të qartë kur luajtëm me dy sulmues, shërbimet duhej të kishin qenë më të sakta me dy lojtarë të tillë shtatlartë si Balaj dhe Kaina”, ka thënë fillimisht Josa në prononcimi­n për “Oversport”. Sa i përket golit të anuluar, trajneri kuqeblu u shpreh: “Balaj nuk ishte fare në trajektore­n e topit. Largësia e tij nga porta ishte shumë e madhe, nuk kishte lidhje me pozicionin jashtë loje. Balaj ishte komplet jashtë trajektore­s dhe nuk e pengonte fare Xhikën që të ndërhynte. Por çdo gjë ka mbaruar tani. Se çfarë vendos arbitri është punë tjetër, por ne edhe rezultatin 2-0, e bëmë 2-1 dhe duhej të ishim shumë më të përqendrua­r në mënyrë që të kishim mundësinë të shkonim te barazimi e jo të pësonim golin e tretë. Te goli i dytë ishte një keqkuptim, një veprim jo i mirë i mbrojtësve tanë. Nonato është lojtari kryesor i Erzenit, nuk është që kishte probleme për markim personal të tij se një gol nga kundërshta­rët mund të ketë përqindje të ndryshme gabimesh. Goli i dytë filloi që nga krahu i djathtë yni dhe futja e topit nga Alan tek ai ishte problemi i parë. Pastaj Nonato bëri lëvizjen e duhur”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania