Panorama Sport (Albania)

Festë shijakase, përplasje dhe VAR para kohe, ja çfarë nuk u pa në TV

-

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit u pushtua sërish nga tifozët shijakas, të cilët këtë herë, në ndryshim nga takimi i pak ditëve më parë me Tiranë, festuan fitoren e Erzenit kundër Vllaznisë. Në stadium kishte rreth 3100 të pranishëm, ku mes tyre 300 ishin të ardhur nga Shkodra për të mbështetur Vllazninë. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes së djeshme.

* Në minutën e 35-të ka një përplasje në fushë pas një faulli të Dajan Shehit ndaj kroatit të Erzenit, Amir Kahrimanov­iç. Në këtë moment, nga pankina shkodrane del Çoba, i cili shkon të ngrejë lojtarin e shijakasve. Në këtë moment ka kaos, me futbollist­ët e të dy skuadrave që shtyhen. Përplasja vijon edhe te stafet, ku Ideal Lekiqi nga pankina shkodrane, për sjellje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri. Sjellja e tij irritoi shumë tifozët shijakas. * Erzeni e nis lojën me 6 mesfushorë të mirëfilltë në fushë, si kurrë më parë këtë kampionat. Mungonin për shkaqe dëmtimesh qendërmbro­jtësi Nehar Sadiki dhe sulmuesi i krahut, Florian Kadriu.

* Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, luajti dje për herë të parë si titullar që pas rikthimit në kampionati­n shqiptar. * Trajnerët Xhevahir Kapllani dhe Mirel Josa kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë takimit.

* Në minutën e 10-të, Ardit

Iljazi i Erzenit lëndohet në dorën e majtë, por futet serish në fushën e lojës pasi fashohet.

* Në minutën e 20-të, Adnard Mehmeti, ndodhet i shtrirë, por shkodranët vijojnë aksionin. Kjo irriton pamasë shijakasit. Më pas kur shtrihet në fushë edhe Enk, Kapllani bëhet me dhimbje koke, por braziliani ngrihet sërish dhe nuk del nga loja për dëmtim.

* Gjate golit të dytë të Erzenit, kur arbitri po priste konfirmim, Sadiki i dëmtuar, duke pare pamjet në VAR gëzohet pamasë dhe konfirmon golin te të tijtë përpara se arbitri të jepte vendimin. * Nonato ka festuar alla “Mesi” me bluzën e hequr drejtuar tifozëve në minutën e 76-të pas golit të tretë, teksa u ndëshkua me të verdhë. * Në “Niko Dovana” është parë dje edhe sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Amir Kahrimanov­iç kacafytet me Esat Malën
FOTO: F. HAZISLLARI Amir Kahrimanov­iç kacafytet me Esat Malën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania