Panorama Sport (Albania)

Super Laçi përmbys Teutën, Mezani: Synojmë Europën

Sfidë e çmendur, nga 0-2 për durrsakët në 4-3 për kurbinasit Adeleke dy herë, Babatunde dhe Ujka vulosën fitoren bardhezi

-

Laçi bën një përm bysje të çmendur ndaj Teutës, duke marrë tri pikë të arta në një 90minutësh ku u gjend shumë shpejt në disavantaz­hin 0-2 dhe në fund e mbylli ndeshjen me fitoren 4-3. Dopieta e Adeleke Akinjemit, si dhe golat e Majkëll Babatundes dhe Serxho Ujkës, u dhanë një triumf fantastik bardhezinj­ve, ndërsa durrsakët nuk u besuan syve që dolën nga një takim i tillë pa asnjë pikë. Starti i lojës ishte i jashtëzako­nshëm për të besuarit e Edi Martinit. Shkëndijat e para i dhanë Lorenco Vila që u gjend përballë Dajsinanit, si dhe Erando Karabeci me një goditje nga jashtë zone. Laçi reagon me Adeleken, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Goli i parë erdhi nga një goditje këndi, ku krosimi perfekt i Karabecit gjeti të lirë Lorenco Vilën, që nuk fali me kokë nga brenda zonës. Nuk kalojnë as tre minuta nga ky gol dhe Ziko pengon në zonë Albion Markun, duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë Kallaku dyfishon shifrat dhe durrsakët e shohin veten në avantazhin e dy golave për 15 minuta. Kurbinasit duken të shokuar, por e marrin shpejt veten dhe kombinimi mes nigerianëv­e Babatunde-adeleke sjell shkurtimin e shifrave. Menjëherë Teuta rrezikon nga një goditje standarde, teksa Jazxhi për pak shënon golin e tretë. Por, Babatunde, një nga më të mirët në fushë, merr për dore skuadrën dhe pas një aksioni fantastik, arrin të barazojë shifrat në 2-2. Bardhezinj­të janë zotë të fushës dhe Shkurtaj humb shansin e golit të përmbysjes brenda pak minutash, teksa goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë mbyllet 2-2, ndërsa e dyta është sërish me ritëm të kënaqshëm. Diferencën e bëjnë Ujka dhe Adeleke. I pari me një goditje tokazi shënon të tretin, ndërsa nigeriani me një shpërthim fantastik nga krahu i majtë, finalizon në mënyrë perfekte të katërtin. Në fund, goli i Grudës vlejti vetëm për statistikë.

TRAJNERI – Gentjan Mezani mendon se Laçi duhet të mos bëjë më asnjë hap fals në kampionat, pasi synohet kapja e një vendi që të çon në Europë. “Skuadra reagoi mirë, pasi shënoi dy gola të shpejtë. Duhet të përmirësoh­emi, që të mos pësojmë gola nga goditjet standarde. T’i gëzohemi kësaj fitoreje dhe në vijim t’i shohim me vëmendje gabimet që kemi bërë në këtë ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë,

por Europa është synimi ynë. Tashmë do të vlerësojmë shumë sfidën me Partizanin. Nuk na falet më asnjë ndeshje, kemi lënë shumë pikë. Kemi shënuar dhe gjithashtu pësuar shumë”, deklaroi trajneri i Laçit për “Oversport” pas fitores me Teutën.

 ?? FOTOT: F.HAZISLLARI ?? Lojtarët e Laçit festojnë pas një prej golave të djeshëm
FOTOT: F.HAZISLLARI Lojtarët e Laçit festojnë pas një prej golave të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania