Panorama Sport (Albania)

Ramazani: Nuk merituam të humbnim ndaj Dinamos

- FERIZ FERIZAJ

Luzi 2008, edhe pse humbi minimalish­t 1-2 ndaj Dinamos kryesuese, tregoi vërtetë vlera dhe ishte, jo vetëm i barabartë me Dinamon, por 45 minutat e dyta i dha asaj "leksion" futbolli. Në telefonat e lojtarëve të Luzit 2008 qarkullojn­ë dy momentet e 11-metërshave, sipas tyre, të mohuar. Për këtë, kapiteni Daniel Ramazani shprehet i irrituar: "Nuk është etike që Dinamo ndaj Luzit debutues të përkrahet pa të drejtë nga gjyqtarët. Me sa duket e panë forcën tonë dhe se i patëm të gjitha mundësitë e shanset, jo vetëm të barazonim, por pse jo të synonim fitoren. U desh forca e bilbilit për të na dënuar. Janë dy raste kur futbollist­ët tanë u rrëzuan në zonë dhe për gjyqtarin sikur s'kishte ndodhur asgjë". Po përtej kësaj,

Ramazani vlerëson lojën, dëshirën dhe shpirtin e garës që shokët e tij treguan ndaj një ekipi të superinves­tuar si Dinamo, që kryeson kampionati­n. "Ne paraqitëm një nivel loje të lartë, ku veçmas pas minutës së 20-të dhe gjithë pjesën e dytë luajtëm më mirë se Dinamo, duke ushtruar presion. Rasti i Çuçkës ishte flagrant dhe ju siguroj se nëse do të kishte shënuar e barazuar kështu shifrat, me siguri Luzi do të shënonte dhe golin e tretë e do të fitonim. Nuk duhet të harroni, se përjashtua­r mua dhe Ferrën, të gjithë lojtarët e tjerë janë nën 21 vjeç dhe luanin përballë lojtarëve të Dinamos të superpagua­r dhe kryesuese të Kategorisë së Parë. Mbi të gjitha më kënaqi loja, dëshira, shpirti i gjithë grupit. Treguam se talenti, egoja dhe forca e grupit vlejnë më shumë sesa milionat e Dinamos dhe "Cv"-së së saj. Në ndeshje bëmë gjithçka mirë dhe dëshmuam se jemi të barabartë me Dinamon kryesuese, atëherë mendoni se sa meritojmë me të tjerët. Ky grup me kujdesin e presidenti­t, stërvitjen e trajnerit, përbërjen shumë të re, besoj se do të bëjë të tjera lojëra të bukura, ku nuk do të mungojnë edhe rezultatet. Humbja me Dinamon ishte aksident dhe mos harroni, ishte humbja e parë pas shumë javësh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania