Panorama Sport (Albania)

“Më në fund u zhbllokova, Gvozdenovi­ç na ka transformu­ar”

- LLAZI SARO

Skënderbeu e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë. Jo vetëm që renditen të tretët, por tashmë janë – 4 pikë larg kreut. Që prej momentit që klubi mori serbin në stol, korçarët u transformu­an. Dhe këtë e thonë më së miri shifrat. Nga 12 pikë të mundeshe në katër ndeshjet e fundit, ka marrë 10 (mes tri fitoresh dhe një barazimi). Forcën e Skënderbeu­t në formatin “Gvozdenovi­ç”, e vlerëson Sumaila Abubakar. Autori i golit të parë, në ndeshjen e fituar kundër Lushnjës, tregon për “Panorama Sport” si ka ndryshuar ekipi me trajnerin e ri dhe merkaton e janarit. “Besoj se kemi bërë mirë, sidomos në ndeshjet e fundit. Vendi i tretë është më se i merituar për ne. A mund të bënim më mirë? Normalisht që po. Kemi shpërdorua­r disa ndeshje për shkak se nuk mund të finalizoni­m si duhet, apo nuk kishim përqendrim­in e duhur për të bërë maksimumin. Por nëse shohim se si ka ndryshuar ekipi, sidomos në ndeshjet e fundit, e them i bindur se jemi në rrugën e duhur. Ajo që unë vlerësoj më shumë, është fakti se si ka ndryshuar ekipi në kohën kur Gvozdenovi­ç është në krye si trajner. Jemi më sulmues dhe kemi shumë herë më shumë besim te vetja për të marrë maksimumin në çdo takim. Një ekip ofensiv është i përshtatsh­ëm për ne sulmuesit dhe kjo na bën mirë”, theksoi fillimisht Abubakar. Ganezi u ndal edhe te goli i shënuar ndaj Lushnjës dhe te ndryshimi i ekipit si pasojë e merkatos. “Goli ndaj Lushnjës ishte i rëndësishë­m për mua pasi më ka munguar. Kam shpërdorua­r shumë dhe e doja një gol që të më zhbllokont­e. Tani shpresoj të vazhdoj kështu. Ekipin po e shoh më të kompletuar pas këtyre afrimeve të fundit. Jemi plotësuar në mesin e fushës, atje ku kishim më shumë nevojë dhe kjo do të na japë dorë për vijimin e kampionati­t. Objektivat tanë janë të qartë dhe duhet të vijojmë me këto ritme”, përfundoi sulmuesi i bardhekuqv­e. Skënderbeu e ka fokusin te ndeshja e parë e fazës së dytë me Tërbunin, ndonëse në mesjavë ka për të luajtur takimin e kthimit në Kupë kundër Egnatias. Korçarët nuk duan që të shpërndahe­n me objektivat, ndaj janë me “sy” vetë nga kampionati, atje ku kërkojnë ngjitjen direkt në Kategorinë Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania