Panorama Sport (Albania)

Çoçlli jep dorëheqjen, Besëlidhje­n e merr Bano

Korçari rrëfen vendimin: Matemi me rezultate, jo me orë pune

- PRENG GJIKOLA

Dorëhiqet Nikolin Çoçlli. Humbja që pësuan përballë Korabit në shtëpi, ka detyruar korçarin që të marrë këtë vendim. Edhe pse nuk është pranuar fillimisht nga drejtuesit kjo kërkesë, 56-vjeçari ishte i prerë. Pas 7 ndeshjesh radhazi pa fitore (mes 3 barazimesh dhe 4 humbjesh), e ka parë të udhës që t’i hapë rrugën një trajneri të ri. Për të mos shkëputur përfundimi­sht marrëdhëni­et, klubi në fakt i ka bërë një tjetër ofertë teknikut. I kanë propozuar që të qëndrojë pjesë e stafit, e megjithatë ai ende nuk ka dhënë një përgjigje.

PREZANTOHE­T TRAJNERI I RI

Klubi e ka gjetur direkt pasardhësi­n. “Timonin” e ka marrë zyrtarisht Artan Bano. Pas një bisedë te zhvilluar të dielën në mbrëmje, ka ardhur direkt akordi dhe të hënën ai ka zbarkuar në stadiumin “Besëlidhja”. Vjen me mision të qartë, të shpëtojë lezhjanët nga rënia. Objektiv i vështirë, por jo për një “ekspert” si lushnjari. Ai u prezantua dje prej zv.presidenti­t Xhulio Noka, por i pranishëm në

këtë mbledhje të zhvilluar në fushë ishte edhe Nikolin Çoçlli. Si për të shtuar frymën e grupit, të dy kanë bërë një fjalim motivues.

RRËFIMI I ÇOÇLLIT

Pas seancës stërvitore të së hënës, ish-trajneri Nikolin Çoçlli tregon për “Panorama Sport” motivet që e çuan drejt dorëheqjes: “Ne trajnerët jemi me valixhe në dorë. Puna jonë matet me rezultate dhe jo me orë pune apo normë. Puno sa të duash, në fund janë rezultatet ato që shihen. Besëlidhje­n e mora në një pozicion delikat, pozicion që nuk

ndryshoi gjatë gjithë kohës që e drejtova unë. Edhe pse u lodhëm gjatë fazës përgatitor­e, erdhën shumë futbollist­ë në kuadër të merkatos së janarit, dështuam në ndeshjen e parë në shtëpi. Ndaj Korabit ishte që fati na mundi, sepse vetëm një sulm i tyre u kurorëzua me tri pikë. Këtu ka vend edhe gjykimi. Në ndeshjen ndaj dibranëve, rreth minutës së 20-të, na u mohua një penallti e pastër, që po të akordohej do ta ndërronte rrjedhën e lojës në favorin tonë. Përtej gjithçkaje, vendosa që të japë dorëheqjen të shtunën dhe ia paraqita presidencë­s. Nuk u pranua menjëherë dhe m’u desh këmbëngulj­a ime gjatë gjithë ditës së diel. Në stol tani vjen miku im Artan Bano, të cilit i uroj suksese në krye të pankinës së Besëlidhje­s. Shpresoj shumë që gjërat të ndryshojnë pozitivish­t. Falënderoj presidencë­n për mbështetje­n që më ka dhënë gjatë gjithë kohës. Ata këmbënguli­n që të mbetem pjesë e stafit teknik, por kjo varet nga mundësitë që do të më paraqiten. Besoj fort që Besëlidhja me pak punë e pak fat, do të mbijetojë për bukuri”, përfundoi Çoçlli.

 ?? ?? Trajneri Artan Bano, në ditën e parë të punës te Besëlidhja
Trajneri Artan Bano, në ditën e parë të punës te Besëlidhja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania