Panorama Sport (Albania)

Zaniolo, Sportielo dhe Ozorio, “fishekët” e fundit për merkaton

Dita e fundit, por Paolo Maldini nis fushatën përforcues­e

-

Jemi në 12 orët e fundit përpara përfundimi­t të merkatos së dimrit dhe Milani nuk ka gjasa të bëjë ndonjë gjë të rëndësishm­e për të përmirësua­r cilësinë dhe sasinë e skuadrës. “Sportmedia­set”, për shembull, flet për tentativat e “minutës të fundit” për portierin e Atalantas, Marko Sportielo dhe romanistin Nikolo Zaniolo. Por ato duken operacione shumë të komplikuar­a për t’u vendosur në këto çaste. Kjo për shkak të pretendime­ve të klubeve. Bergamaskë­t kërkojnë të paktën 5 milionë euro për gardianin, kontrata e të cilit skadon pas 5 muajsh. Një shifër tepër e lartë, aq më tepër që Milani sapo ka blerë një portier (Vaskez) e me Menjanë që është pranë rikuperime­t. Sa i përket Zaniolos, situata

në kryeqytet është bërë e nderë. Klubi duhet ta shesë për të mos e mbajtur deri në verë, kur lojtari të hyjë në vitin e fundit të kontratës. Bërnmëthi është refuzuar nga fantazisti, i cili pret një sakrificë të “Djallit” për ta blerë gjatë ditës së sotme, kur në 20:00 përfundon edhe afati për merkaton.

DOZË RINIE - Ndërkohë drejtuesit kuqezi Maldini dhe Masara mund të përpiqen më pas të nënshkruaj­në me Dario Ozorion, kilian i ditëlindje­s 2004, për të cilin “Universida­d de Chile”-s i janë ofruar 6 milionë euro. Ndërkohë, po sipas “Sportmedia­set”, Milani po synon Stefanos Tzimas.

I lindur në vitin 2006, deri më tani ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje me ekipin e dytë të PAOK-UT të Selanikut. Sidoqoftë, i riu grek, që pëlqehet edhe nga Fiorentina, nuk do të mund të largohet për shkak të një klauzole të futur në rinovimin e fundit të kontratës së tij.

 ?? ?? Marko Sportielo, 30 vjeç
Marko Sportielo, 30 vjeç
 ?? ?? Nikolo Zaniolo, 23 vjeç
Nikolo Zaniolo, 23 vjeç
 ?? ?? Dario Ozorio, 19 vjeç
Dario Ozorio, 19 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania