Panorama Sport (Albania)

Saki: Milani s’është më europian, Pioli duhet të prekë telat e ekipit

“Të kritikosh kuqezinjtë si të shtiesh ndaj Kryqit të Kuq”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndaj Romës e pret një betejë e vësh tirë, por Milani për t’u ringritur duhet të kalojë me sukses këtë test. Ky është mendimi i Arrigo Sakit që ka analizuar momentin tepër zhgënjyes të kuqezinjve në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Sa i dobët ju duket ky Milan?

Të kritikosh në këto momente është si të shtiesh me armë mbi Kryqin e Kuq. Milani ka humbur shpirtin e grupit që i dha titullin dhe nuk është më europian. Momente të tilla i ndodhin çdo ekipi. Ndeshjet janë si histori jete, e në 90 minuta me Interin mund të ndodhë kthesa ose të thellohet depresioni.

Si zgjidhen problemet në këto raste?

Duke i marrë me radhë, sepse nëse kërkohet zgjidhje e menjëhersh­me për të gjithë, atëherë nuk arrihet asgjë. Pioli ka qenë i zoti deri pak javë më parë, ndërsa tashmë duhet të bëjë psikologun.

Ju çfarë do të kishit bërë?

Do t’i kërkoj ndihmë gjithkujt. Sulmuesve të ndihmonin për t’u mbrojtur e mbrojtësve për të sulmuar. Një skuadër e shtrirë në sa më pak metra është diçka pozitive. Hapi dytë do të ishte mbyllja e hapësirave për rivalët. Duke i prishur manovrën rivalit mund të fitosh qetësi e besim për ta sulmuar. Vetëm kështu Milani do të rigjente lojën e tij.

Si e shpjegoni rënien e kuqezinjve?

Ka shumë lojtarë të rinj që herë pas herë është normale që të humbasin kontaktin me situatat. Të rinjtë përhumben shpejt, sidomos ata të Milanit, që nga gjysmë të panjohur e gjetën veten kampionë të Italisë me meritë. Fakti që edhe disa lojtarë u kthyen nga Botërori pa bateri ndikoi në rënien e skuadrës.

Pra merkatoja e verës nuk ka ndikuar aspak sipas jush?

De Ketelare është i ri dhe erdhi nga një kampionat krejt ndryshe. I duhet kohë dhe 5 muaj nuk janë mjaftueshë­m, sidomos pas një akordi që e lodhi në nivel psikologji­k. I njëjti diskutim për lojtarë si Adli e Vranks, ndërkohë që Origi nuk po arrin të hedhë krejtësish­t pas shpine dëmtimet. Vjet Milani bënte rotacion dhe lodhja ndahej mes grupit, ndërkohë që skuadra tani tërhiqet nga të njëjtët që po ankojnë mundin e fazës së parë.

Ju çfarë do të bënit në vend të Piolit?

Recetë të sigurt nuk ka, por do të alternoja kritikat me këshilla. Pioli i njeh të gjithë dhe di si të sillet me secilin. Duhet t’i prekë në krenari e të marrë më të mirën nga të gjithë sa më shpejt.

 ?? ?? Arrigo Saki, 76 vjeç
Arrigo Saki, 76 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania