Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja fut ujë, dorëzohet “talebani” Pioli

-

Edhe “talebani” i fundit i skemës së titullit u dorëzuar. Stefano Pioli pranoi publikisht pas humbjes me Sasuolon se do të ndryshojë skemë. Me gjasa Milani në derbi do të rreshtohet me 4-3-3 për të mbushur mesfushën ku pritet të luajnë Tonali, Benaser dhe Kruniç. Misioni kryesor ndaj Interit do të jetë që të mos pësohen e më pas të tentohet diçka në sulm.

LOJA – Sandro Tonali, si kapiten i së ardhmes, por edhe milanist që nga fëmijëria, prej disa ndeshjesh shkon t’i kërkojë falje tifozëve ultras. Mbështetja nuk ka ndryshuar, por situata nuk do të vijojë të jetë e paqtë mes palëve nëse ndaj Interit do të mjaftojë një top mes linjave për t’u ndëshkuar përsëri. Milani është më i brishtë se kurrë e mjafton pak presion i rivalit që të shkërmoqet në sekondë. Kuqezinjtë nuk ndihmojnë njëri-tjetrin, vrapojnë pak e keq, e të gjithë e kanë të vështirë të gjejnë një shok të lirë. Një nga shkaqet kryesore, sipas ekspertëve të sektorit, është zgjedhja e Piolit për të mos ndërtuar më nga prapavija. Faj i këmbëve të Tatarushan­usë, por edhe i regjisorit që nuk rreshket më mes mbrojtësve për të nisur manovrën. Sporadikis­ht e bën Benaserit, por ekipi nuk përgjigjet me lëvizjet përkatëse, ndaj edhe topi i gjatë është shndërruar në një normalitet. Kjo ka shpërfytyr­uar lojën dhe e gërshetuar me rënien fizike të disa elementëve ka stisur krizën kuqezi.

PËRBALLË TË GJITHËVE

- Fakti është se pas leksioneve nga Interi, Lacio dhe Sasuolo, është koha për Milanin që të përpiqet të arnojë diçka. Flisnim për përplasje të drejtpërdr­ejta. Ata peshojnë, peshojnë vërtet. Sezonin e kaluar pas fazës së parë, Pioli kishte humbur në shtëpi kundër Napolit, barazuar kundër Juves dhe Interit dhe fitoi ndaj të gjithë të tjerëve. Rezultati u përmirësua edhe në fazën e dytë, me vetëm barazimin ndaj bardhezinj­ve Milani përshkoi një rrugë që nuk mund të ishte më e bukur se aq. Aktualisht, në barazi pikësh me Lacion dhe Atalanta, praktikish­t në vendin e tretë, Milani rrëshqet nga zona e Champions-it për shkak të rezultatev­e kundër kundërshta­rëve të drejtpërdr­ejtë. Pas iluzionit të fitores së dyfishtë ndaj Interit dhe Juves, në fakt, ishte koha për të shënuar barazimin ndaj Atalantës, barazimin ndaj Romës (një përmbysje e pësuar në atë rast) dhe rezultatin e “Olimpico”-s ndaj Lacios. E cila, e parë ndryshe, do të thotë se ndërsa një vit më parë ekzistonte vetëdija për të qenë më të fortë se kushdo, sot ndjesia është ajo e të mos qenit më i mirë se askush. Ndjesi që në kohët e fundit është kthyer në siguri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania