Panorama Sport (Albania)

30 ditë kohë për apelim, ja si do të mbrohet “Zonja”

-

Në orët në vijim Juventusi sigurisht që do të paraqesë një apel (nga sot ka 30 ditë për ta bërë) në Bordin e Garancive Sportive në “CONI” (Komiteti Olimpik italian) të kryesuar nga Gabriela Palmieri Sanduli. Kjo nuk është një shkallë e tretë e vërtetë e drejtësisë jashtë sferës së federatës së futbollit, por një prononcim për ligjshmëri­në dhe jo për faje. Çfarë do të thotë? Se detyra e gjyqtarëve të këtij lloji do të jetë verifikimi i shkeljeve të mundshme të të drejtave të mbrojtjes, defekteve formale apo interpreti­meve devijuese të Kodit të Drejtësisë Sportive. Në rastin e Juves, beteja ligjore do të përqendroh­et në një çështje kohe dhe nenesh, teksa avokatët do të argumentoj­në në ankim një shkelje brenda afatit maksimal (30 ditë) për rihapjen e gjykimit. Prokuroria dhe gjyqtarët e futën në proces mbi bazën e kundërshti­mit të nenit 6, që parashikon përfshirje­n e klubit në rast konstatimi të përgjegjës­isë ligjore, teksa avokatet do të përmbahen në një nen tjetër për të kthyer situatën në favor të “Zonjës së Vjetër” duke u mjaftuar me “interpreti­m” të kodit (neni 4) dhe jo shkelje të tij. Sepse e vërteta është që një ligj për plusvalenc­at nuk ka. Nuk ka një organ që të saktësojë nëse pesha e kartonit të një futbollist­i është kaq apo aq.

- Ndërkohë prokurori federal po kryen një tjetër hetim për të cilin ka kërkuar zgjatjen e hetimeve 40 ditë. Në këtë rast vihen në lojë dy manovrat e Juventusit me pagat dhe partnerite­tet e dyshimta me klube të tjera, të evidentuar­a edhe nga letrat e dërguara nga prokuroria publike e Torinos në federatën e futbollit. Këtu afatet janë më të gjata dhe për referime të mundshme duhet të presim muajin prill.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania