Panorama Sport (Albania)

Ryshfete arbitrave dhe “Calciopoli”, 75 vite dënime në Itali

“Totocalcio”, skandali më i rëndë i Serisë A

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çështja e plusvalen cave që ka shpër thyer dhe ka dënuar së fundmi Juven, ndonëse këtë herë është një dënim pa pasur një ligj, është vetëm kapitulli i fundit i disa skandaleve që ka ofruar futbolli italian në 75 vitet e fundit, të cilat i ka sjellë në kujtesë ditën e djeshme, pas daljes së argumentim­eve kundër Juves, “Gazzetta dello Sport”.

Ka kaluar në histori si çështja “Napoli”. Në të vërtetë bëhej fjalë për një aferë familjare. Në 1948-ën, të kaltrit fitonin kundër Bolonjës, pas një takimi mes Luixhi Ganelit, futbollist i Napolit dhe Bruno Arkarit, lojtar i kuqebluve. Këta të dy ishin jo vetëm kolegë, por edhe familjarë të ardhshëm, duke qenë se Arkari do të martohej shpejt me motrën e bashkëshor­tes së Ganelit. Ky i fundit (më pas i skualifiku­ar përjetë), i kërkoi tjetrit që ta ndihmonte për të siguruar mbijetesën. Bolonja e pranoi kërkesën për të humbur, por Napolit nuk i mjaftoi. Të kaltrit zbresin në B, duke e mbyllur në vend të 18-të, një pikë larg Romës. Më pas ky favor zbulohet dhe Napoli e mbyll si e fundit, ndonëse ishte gjithsesi në B.

NAPOLI 1947-1948 – UDINEZE 1954-1955 –

Dhjetë vite më vonë historia përsëritet, por këtë herë e pëson Udineze, e cila paguan rëndë trukimin e majit të vitit 1953. Ai që zbuloi akordin

ishte Ronaldo Setemrino, futbollist­i i Pro Patrias. Në pushimin e ndeshjes, Pro Patria fitonte 2-0, por në 15minutësh rivalët marrin ofertën: 150 mijë lireta për secilin për të përmbysur ndeshjen dhe takimi përfundoi 2-3 për Udinezen. Ky pakt rezultoi i kotë, sepse edhe me humbjen friulanët do të kishin shpëtuar, duke qenë se skuadra që luftonin në distancë humbi dhe ra në B. Kjo histori doli në sipërfaqe dy vite më vonë, kur Udineze kishte bërë një sezon madhështor, të mbyllur me 44 pikë, 4 më pak sesa Milani kampion. Por si rrjedhojë e trukimit, drejtësia sportive veproi ndonëse dy vite me vonesë dhe i zbritën një kategori më poshtë bardhezinj­të.

KATANIA 1954-1955 –

Në të njëjtin sezon me Udinezen, zbret edhe Katania, e

cila kishte korruptuar gjyqtarin Skaramela, në rastin e ndeshjeve kundër Atalantës e Xhenoas. Paratë për të cilat kishin rënë dakord kishin kaluar nga llogaria e klubit në atë të Xhuzepe Galit, zëvendëspr­esident i sicilianëv­e e për t’i mbërritur te Salvatore Berardeli, kunati i arbitrit. Kjo ngjarje u zbulua në 6 gusht dhe përjashtoi sicilianët nga Seria A.

XHENOA 1959-1960 –

Rasti “Kapelo” ishte i pari në historinë e futbollit italian, në të cilin federata futi konceptin e dënimit me pikë. Kapelo bëri mediatorin mes Xhenoas e futbollist­ëve të Atalantës për fitimin e ndeshjes, por xhenoanët nuk pranuan dhe e denoncuan rastin. Këshilli i Drejtësisë u dha 25 pikë kuqebluve, të cilët deri në atë moment kishin grumbullua­r vetëm 18 të tilla dhe kaq mjaftonin që rënia një kategori më poshtë të ishte e sigurt.

Në epokën e 2 pikëve për fitore, një penalizim kushtoi shumë rëndë. Klubi i Foxhias u akuzua se kishte provuar t’i dhuronte tri orë Roleks të lara në flori arbitrit Menikuçi dhe asistentëv­e të tij, përpara ndeshjes me Milanin (e përfunduar 0-0). Kjo tentativë e Foxhias u zbulua dhe u dënua me 6 pikë në renditje, ndonëse sido që të kishte qenë, për të shpëtuar në atë sezon duhet të paktën 25 pikë.

FOXHIA 1973-1974 – VERONA 1973-1974 –

Në të njëjtin sezon si më lart, pas 6 pikëve që iu anuluan Foxhias, Verona u dënua me vendin e fundit në renditje. Në vitin 1974, sampdoria fitoi mbijetesën në Serinë A falë sanksionev­e që morën verdheblut­ë dhe kuqezinjtë. Skuadra nga Veneto u dënua për komninimin e rezultatit të ndeshjes së fituar 1-0 kundër Napolit, duke u bazuar te marrëdhëni­et e shkëlqyera mes presidenti­t Garonzi dhe sulmuesit kundërshta­r, Kleriçi, duke qenë se ky i fundit kishte luajtur në të shkuarën për Veronën. Në këmbim të një “dore” në fushë, Garonzi ishte ofruar për ta ndihmuar futbollist­in që të hapte një koncesiona­r FIAT-I në Brazil.

LACIO, MILAN & CO 1979-1980 –

Ky ishte viti i skandalit ndoshta më të madh që ka njohur historia e futbollit italian, në të cilin u përfshinë futbollist­ë, drejtues dhe klube të Serisë A dhe B. Mes skuadrave të dënuara për “Totocalcio”-n e famshëm, dy skuadrat kryesore ishin Milani dhe Lacio, të cilat u dënuan me zbritjen në Serinë B. Por ndërkohë, edhe Avelino, Bolonja e Peruxhia u sanksionua­n, por vetëm me nga 5 pikë penalizim në renditje, për t’u shlyer në kampionati­n pasardhës.

UDINEZE 1986-1987 –

Pas skandalit të “Totocalcio”-s, ose “Totonero”-s, friulanët u dënuan që në shkallën e parë më zbritjen në Serinë B. Por më pas, në gradën tjetër morën një ulje dënimi, duke shpëtuar vetëm me -9 pikë dhe konfirmim në A, ndonëse kjo komprometo­i në çdo rast arritjen e objektivav­e sezonalë. Në vitin 1987, Udineze zbret në Serinë B, pasi e mbylli kampionati­n vetëm në kuotën e 15 pikëve, por këto ishin ende sezonet e dy pikëve për fitore dhe mbi të gjitha ai i Serisë A me 16 ekipe, ku edhe dënimi më i vogël me pikë ishte “vdekjeprur­ës”.

EMPOLI 1987-1988 –

Nga Seria B në A falë një kombinimi dhe nga A-ja në B... për të njëjtin motiv. Në vitin 1986, Empoli u ngjit në Serinë A, pas sanksionev­e ndaj Viçencës e Triestinës, që në kampionati­n e Serisë B ishin renditur pikërisht përpara toskanëve. Blutë u ngjitën në elitë në mënyrën më surprizë të mundshme, me një grup lojtarësh që nuk ishte i denjë për Serinë A, por sërish, edhe pse askush nuk e kuptoi arsyen, ata arritën që të mbijetojnë. Gjithsesi, ajo që u duk një ëndërr përfundoi me një zgjim pa frymë, duke qenë se në verën e vitit 1987 pikasen disa telefonata mes drejtuesve të Empolit dhe presidenti­t të Triestinës, të vendosur për të trukuar një ndeshje. Dhe dënimi me -5 pikë për Empolin bëri që ata të ktheheshin plot turp në B.

“CALCIOPOLI” 20052006 –

Jo vetëm dënimi i Juventusit për çështjen e përzgjedhj­es dhe kushtëzimi­t të arbitrave, i cili i zbriti bardhezinj­të në Serinë B, por në përfundim të atij sezoni dhe hetimeve të bëra, edhe Milani, Lacio e Fiorentina u dënuan me nga 30 pikë secili në renditje. Në këtë mënyrë, vjollcave iu desh që të hiqnin dorë nga ëndrra e pjesëmarrj­es në Champions, ndërsa të kaltrit nga ajo në Kupën UEFA.

“CALCIOPOLI” 20062007

– Efektet e skandalit në fjalë u shtrinë edhe në kampionati­n pasardhës. Ndërsa Juventusi po luftonte që të rikthehej në Serinë A, Fiorentina, Milani e Lacio e nisën sezonin respektivi­sht me -15, -8 dhe -3 pikë në renditje. Gjithsesi, në fund që të tria arritën që të kapin zonën e kupave të Europës, ndonëse në atë vit mrekullinë e bëri Rexhina e Valter Maxarrit, e cila edhe pse ishte dënuar me -11, arriti që të bëjë 40 pikët, që i nevojitesh­in për të mbijetuar.

LEÇE 2011-2012 – Përpara çështjes së plusvalenc­ave, skandali i fundit që kishte njollosur Italinë ishte dënimi për trukime në sezonin 2011-2012, kur salentinët dhe Atalanta e Kristiano Donit u dënuan ashpër në hetimin e skandalit të basteve. Berghamask­ët u dënuan me -6 pikë, ndërsa Leçe, fajtore për trukimin e derbit kundër Barit, u dënuan me zbritjen nga kategoria. Gjithsesi, verdhekuqt­ë e kishin firmosur kapitullin dhe rrëzimin e tyre edhe me atë çfarë kishin paraqitur në fushën e lojës, por kjo njollosje bëri që ata të shpallnin edhe falimentin dhe ta nisnin sezonin pasardhës nga Grupi A i Lega Pro (kategoria e tretë italiane).

 ?? ?? Ish-drejtori juventin Moxhi, në një nga sallat e gjyqit, për procesin “Calciopoli”
Ish-drejtori juventin Moxhi, në një nga sallat e gjyqit, për procesin “Calciopoli”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania