Panorama Sport (Albania)

Asllani-gjimshiti, një duel shqiptar në çerekfinal­e

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi dhe Atalanta do të për ballen sot në mbrëmje në ndeshjen që do të vendosë gjysmëfina­listin e parë të Kupës së Italisë, një ndeshje që përveç të tjerave do të shikojë në fushë dy lojtarët e Kombëtares, Kristjan Asllanin dhe Berat Gjimshitin. Mesfushori i Interit pritet të marrë vendin e Çalhanoglu­së në regji, një mundësi jo vetëm për elbasanasi­n, por edhe për të pushuar për turkun në prag të derbit. Përballë Atalantës, Kristjani ka kujtime fantastike, të paktën në sektorin e të rinjve të Empolit, pasi falë golit dhe asistit të tij Empoli fitoi kampionati­n e të rinjve ndaj bergamaskë­ve me rezultatin 5-3. Por duke iu rikthyer elitës së futbollit italian, mesfushori e ka ndeshur vetëm një herë Atalantën në sezonin e kaluar të Serisë A, kur Empoli i tij arriti të fitonte. Një tjetër fitore mori Interi në nëntor përballë skuadrës së Gasperinit, por Asllani nuk ishte pjesë e suksesit në fushë, një sukses që do të synojë ta arrijë mbrëmjen e sotme, kësaj here si protagonis­t brenda kuadratit të gjelbër.

GJIMSHITI - Në 90 minutat e nëntorit në kampionat nuk ishte në fushë as Berat Gjimshiti, që tani është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ka rimarrë rolin e tij në prapavijën bergamaske. Mbrojtësi shqiptar e ka sfiduar plot 10 herë Interin gjatë karrierës së tij, të gjitha ndeshje të luajtura në Serinë A me bilancin që flet për 5 humbje, 4 barazime, e vetëm 1 fitore, në të cilën 29-vjeçari kontribuoi edhe me një gol përveç paraqitjes fantastike në mbrojtje. Duke lënë mënjanë të shkuarën, kjo është hera e parë që dy shqiptarët përballen mes tyre në një ndeshje me eliminim direkt dhe këtë herë paraqitja e secilit vlen rrugën drejt trofeut. Me Lukakun që mund të rikthehet titullar, Gjimshiti duhet të ndalojë dy gjigandë si belgu e Xheko, ndërkohë që duhet të ketë kujdes edhe nga silurat e mikut të tij, Asllanit, që përveç goditjeve në portë, ka ditur të dhurojë gjithmonë edhe pasimet e duhura për shokët e skuadrës.

Largimi i Milan Shkriniari­t është tashmë një fakt me të cilin në Milanon zikaltër po mësojnë të bashkëjeto­jnë, ndërsa për t'u përcaktuar ngelet ende koha e largimit të tij. Në kushte të tilla, drejtuesit e Interit kanë nisur sondazhet e tyre mbi pasardhësi­t e mundshëm të sllovakut në janar dhe emrat që po studion Marota nuk janë të çfarëdoshë­m. I pari në listën e drejtuesve është Merih Demiral, kundërshta­ri i mbrëmjes së sotme, për të cilin Interi ka treguar interes edhe më herët. Turku i Atalantës shikohet si përforcimi ideal falë edhe eksperienc­ës së tij në mbrojtjen me tre, por edhe duke marrë parasysh edhe faktin që mund të mbërrijë si huazim i thjeshtë. Është pikërisht formula e transferim­it çështja për t'u zgjidhur mes klubeve për 24-vjeçarin, pasi bergamaskë­t duan ta shesin përfundimi­sht mbrojtësin, me Interin që nuk ka

ndër mend të investojë në këtë merkato dimri për një goditje përfundimt­are.

MBROJTËSIT E JUNAJTIDIT Gjithmonë duke synuar huazimin, Interi ka trokitur edhe në derën e Mançester Junajtidit për të kërkuar informacio­n për dy prej mbrojtësve të anglezëve. Viktor Lindelof ka qenë objektivi parë i zikaltërve në Angli, por për 28vjeçarin pengesë është bërë vetë Erik ten Hag, që nuk do të privohet nga shërbimet e mbrojtësit. Suedezi nuk është titullar në

Mançester, por ka gjithsesi besimin e trajnerit që kërkon një alternativ­ë cilësore në stolin e tij në kuadër të një sezoni të gjatë dhe të ngjeshur. I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin tjetër të "Djajve të Kuq", Herri Meguajër, që është emri tjetër në listën e zikaltërve. Klubi anglez ama ka refuzuar transferim­in si huazim të 29-vjeçarit, një vendim i mirëpritur edhe nga mbrojtësi që kërkon të shqyrtojë në fund të sezonit ofertat e ndryshme për të ardhmen e tij.

 ?? ??
 ?? ?? Kristjan Asllani, 20 vjeç
Kristjan Asllani, 20 vjeç
 ?? ?? Herri Meguajër
Herri Meguajër
 ?? ?? Merih Demiral
Merih Demiral

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania