Panorama Sport (Albania)

Mesi: Do të doja të ma kishte dhënë Diego trofeun

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Lionel Mesi ka folur për herë të parë në një inter vistë të gjatë pas fitimit të kampionati­t botëror me Argjentinë­n në Katar. Ylli nga Rozario ka folur për gazetarin Andi Kuznecof që nga Parisi, ku ka rrëfyer për aventurën me "Albiçelest­ët" dhe suksesin pas një ndjekjeje prej 36 vitesh. "Gjithnjë falënderoj Zotin. E dija, isha i bindur se do të më dhuronte një Botëror, nuk e di, po sikur e ndieja që diçka e rëndësishm­e do të ndodhte", tha Lionel Mesi. "Për fat të mirë ndodhi ajo që ne ëndërruam kaq shumë. Më në fund ia arritëm. Nga ajo ditë gjithçka ndryshoi për mua. Tani mund ta them me plot gojë", shtoi "Pleshti". Mesi, në intervistë­n e tij ka përmendur lumturinë që përshkoi të gjithë popullin argjentina­s, përgjatë festimeve që ndodhën për ditë më radhë. "Ishte një çmenduri, lumturia, gëzimi i njerëzve nëpër rrugë. Ishte e pabesueshm­e të shihje të festonin i madh e i vogël. Është e pashpjegue­shme ajo çfarë ndodhi në Argjentinë", nënvizoi Leo.

Kupa ishte origjinalj­a - Në lidhje me trofeun e Kupës së Botës pati mjaft diskutime nëse ajo çfarë ngriti Mesi në qellin e Dohas ishte kupa origjinale apo një imitim i saj. Leo ka qartësuar gjithçka duke hequr çdo hije dyshimi. "Nuk e di pse u bë rrëmujë me kupën. E di që ngrita kupën origjinale dhe më vonë në festime u bë gjysmërrëm­ujë. Nuk e dinim nëse ishte e vërteta apo jo, por unë kisha qenë tashmë i pari me shoqëruesi­t e mi. Ishte e rëndë".

Për festimet - "Po e diskutoja me djemtë, mendoj se e thashë para se të ndodhte. Gjithçka që imagjinoja do të ishte e vogël në krahasim me atë që do të ndodhte në të vërtetë dhe kështu ndodhi. Ishte diçka shumë më tepër nga sa e kisha imagjinuar. Është tjetër të imagjinosh të jesh kampion bote dhe është tjetër gjë që të jesh kampion bote vërtet".

Shumë donin fitoren e

Argjentinë­s - "Është e natyrshme që gjithkush kërkon në radhë të parë që të fitojë skuadra, e cila përfaqëson vendin e tij. Të tjerë që u eliminuan gjatë rrugës shkuan për Argjentinë­n sepse donin që unë të isha kampion bote. Ishte diçka që e dëgjoja për një kohë të gjatë, që para se të fillonte kampionati botëror. Nuk mendoj se diçka e tillë ka ndodhur ndonjëherë, e gjithë ajo energji e bëri atë të ndodhte në fund".

Rituali me bashkëshor­ten para finales - "E vërteta është se ndoqëm pak a shumë atë që bëmë në Botëror. Folëm

para se të flinim, pa biseduar për ndeshjen apo ndonjë gjë të veçantë. Bëmë rutinën e zakonshme, çdo ditë para ndeshjeve ose dy-tri ditë e përsëritëm të njëjtën gjë. Isha shumë i qetë, flija shumë mirë, gjatë gjithë Kupës së Botës isha shumë i qetë, ndjeva se ishim mirë, se isha mirë, se po bënim gjithçka për ta realizuar dhe u ndjeva shumë i qetë. Munda të flija mirë dhe nuk e kisha ankthin se doja të vinte ndeshja. Dita ta përballoja shumë mirë".

Kupa e shumëdëshi­ruar "I thashë familjes sime se më në fund ankthi mbaroi pas

kaq shumë kohësh, kaq shumë vuajtjesh. Ka pasur jo pak raste që kam vuajtur shumë me kombëtaren. Shumë zhgënjime, duke qenë gjithmonë kaq afër dhe kurrë nuk kisha mundur ta prekja trofeun. Kam marrë kritika të të gjitha ngjyrave për një kohë të gjatë dhe e di që familja ime ka vuajtur njësoj si unë ose më shumë. Ata gjithmonë donin të më tregonin se ishin të bashkuar, se ishin të fortë. Por e di që përbrenda po vuanin shumë, jo vetëm se nuk ndodhi, por nga fjalët e ashpra që më thoshin, të cilat shkonin përtej futbollit. Kjo ishte ajo që

më shqetësoi dhe më lëndoi vërtet. Ishte si mbyllja e rrethit. Ne fituam Kupën e Amerikës, fituam Kupën e Botës, kaq. Nuk ka mbetur asgjë për të fituar, ka mbaruar".

Batutat me Agueron gjatë Botërorit - "Unë dhe Aguero kishim rënë dakord që të ishim pjesë e mediave 'online' që pas ndeshjes së parë. Pas asaj që ndodhi me Arabinë Saudite, ndërrova mendje, i thashë jo. Doja të bëja diçka vetëm, çfarë do të bëjmë vetëm? Unë sjell një nga fëmijët dhe qeshim për pak kohë. Papu mbërriti dhe më vonë u bashkuan me të tjerët. E morën vesh sepse po ndiqnin Kun dhe doli e natyrshme. Doja të arrija njerëz të tillë sepse ata na shohin të relaksuar, në një mënyrë tjetër. Nuk është normale ta shohim veten kështu dhe kjo është ajo që jemi në baza ditore. Na pëlqeu shumë të ishim në Kombëtare".

Të ndierit i kompletuar "Është e vështirë të shpjegoj se çfarë ndieja në ato momente. Shumë gjëra të kalojnë në mendje dhe në të njëjtën kohë asgjë, sikur të kesh ikur. Ju them se është shumë e vështirë të shpjegosh se si ndihesh në atë moment, por

 ?? ??
 ?? ?? Lionel Mesi me trofeun në Katar pas triumfit me Argjentinë­n
Lionel Mesi me trofeun në Katar pas triumfit me Argjentinë­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania