Panorama Sport (Albania)

Zbarkon Kanselo, Bajerni shton xhirot në mbrojtje

Trajneri Nagelsman gati për të ndezur “raketat” difensive

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih-zhoao Kanselo mund të tit ullohet më të drejtë histori me fund të lumtur, në një moment befasues, jo vetëm mbi rezultatet e kampionëve të Bundesligë­s përgjatë javëve të fundit, por edhe mbi mënyrën se si ky operacion u zhvilluar. U duk se gjithçka mbiu nga hiçi për ta bërë fakt të kryer transferim­in në Mynih nga radhët e “Qytetarëve”. Sipas mediave anglogjerm­ane, mbrojtësi iberikas do ta nënshkruaj­ë kontratën deri fund të sezonit aktual, por pyetja e madhe pas këtij “zyrtarizim­i” lidhet me arsyen se nga erdhi kjo “bombë”.

SHKAKU-SIPAS medias angleze “Daily Mail” raportet e vështira mes Pep Guardiolës dhe anësorit luzitan kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi nga ana e 28-vjeçarit. Debatet mes tyre i kishin shkëndijat që pa nisur kampionati botëror, e të premten përpara takimit me Arsenalin sherri i tyre ka degraduar deri në këtë vendim ekstrem mbi rolin e titullarit. E gjithë rezymeja e mësipërme e ka bërë Kanselon të mos e mendojë dy herë largimin edhe pse ai tashmë vjen më formulën e huazimit, pa i vënë kushte bavarezëve me opsion blerjen e detyruar.

ZËVENDËSUE­SIT-KRAHU i djathë në kampin e gjigantëve nga Mynihu vazhdon të prezantojë pasiguri dhe takimin ndaj Frankfurti­t e detyroi Nagelsman në mungesë të Mazrauit, si rezultat i problemeve me imflamacio­n në zemër, ti jepte rolin e titullarit Stanisiç, i cili nuk ka minutazhin dhe eksperienc­ën për të mbajtur përgjegjës­i kaq të rënda.

NDRYSHIMI-KOMPLETIMI i Zhoaos në “Allianz Arena” e kthen Bajernin në një ekip me dy nga mbrojtësit më të shpejtë, jo vetëm në kontinenti­n e vjetër. Dejvis nga pozita e majtë dhe Kanselo nga e djathta, aty ku Upamekano me De Ligt do të mbajnë stafetën e shtyllave qendrore, çka do të thotë se dilemat e Julianit me repartin difensiv i përkasin së shkuarës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania