Panorama Sport (Albania)

Haland, kështu e mbyll me 80 gola

Me 1.45 gola çdo 90 minuta në Premier Ligë, norvegjezi­t s’i afrohet askush në Europë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Erling Haland do ta mbyllte sezonin me 63 gola në rast se Mançester Siti do të luante çdo ndeshje të mundshme të këtij sezoni dhe sulmuesi norvegjez do të arrinte të ruante nivelet aktuale të shënimit. Por 22-vjeçari do të kishte shënuar edhe më shumë në rast se ai nuk do të kishte luajtur vetëm 68% të minutave të mundshme në të gjitha kompeticio­net këtë sezon. Haland mund ta mbyllë me 80 gola nëse do të luajë çdo minutë të mbetur të sezonit. Tripleta e tij të dielën e shkuar në kampionat kundër Uolvesit, e dërgoi në 25 numrin e golave të tij në Premier Ligë në vetëm 19 ndeshje, duke thyer që tani rekordin e golave të “Këpucës së Artë” të sezonit të shkuar: Mohamed Salah dhe Heung-min Son e mbyllën sezonin me 23 gola. Haland është duke thyer edhe rekordin më të mirë të të gjitha kohërave në Premier Ligë, atë të 34 golave kur kampionati kishte 42

ndeshje vendosur nga Endi Kol dhe Alan Shirer dhe 32 gola në sezonin me 38 ndeshje vendosur nga Mohamed Salah. Haland ka luajtur vetëm 86% të ndeshjeve të Premier Ligës për “Qytetarët”, 46% në Champions, 40% në Kupën

e Ligës, ndërsa në Kupën FA debutoi në fitoren ndaj Arsenalit të premten. Aktualisht, ish-bomberi i Dortmundit shënon mesatarish­t 1.45 gola për 90 minuta në Premier Ligë, më shumë se çdokush tjetër që ka luajtur mbi 377 minuta këtë sezon

në pesë kampionate­t kryesore të Europës. Për më tepër, Haland ka bërë deri tani 40 goditje në portë në Premier Ligë, më shumë se çdokush tjetër dhe shënon me çdo 1.6 goditje në kuadrat. Atij i duhen mesatarish­t 18 prekje topi për një gol.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania