Panorama Sport (Albania)

“Top Gun”, ja cili është sekreti i Artetës në suksesin e Arsenalit

-

Mikel Arteta ka bërë një punë të pabesueshm­e në udhëheqjen e Arsenalit në krye të Premier Ligës. Dhe kontribute­t e një 27vjeçari kanë qenë çelësi i rikthimi të “Topçinjve” në garën për titull. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë nga lojtarët e tij. Në fakt, personi në fjalë është trajneri Karlos Kuesta, i cili ka luajtur një rol vendimtar deri tani në sezonin e londinezëv­e. 27-vjeçari është Trajneri i Zhvillimit Individual tek Arsenali dhe punon me lojtarët një e nga një për t’i ndihmuar në përmirësim­in e lojës së tyre. Spanjolli iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2020, menjëherë sapo ata fituan Kupën FA. Ai është një pjesëtar i paçmueshëm i stafit të Artetës. Kuesta zotëron licencën UEFA Pro, ndërsa ka nisur të marrë stemat e trajnerit që në moshën 18-vjeçare. Kuesta mund të flasë edhe 6 gjuhë të ndryshme, përfshirë anglishten, spanjishte­n, italishten, portugalis­hten, frëngjisht­en dhe atë katalanase. Kjo do të thotë se ai mund të komunikojë me lojtarët në mënyrë efikase në rast se anglishtja nuk është gjuha e tyre e parë. Mbrojtësi i majtë, Nunjo Tavaresh, aktualisht i huazuar te Marseja, i ka thurur elozhe më herët Kuestës për punën e tij në “Emirates”. Në dokumentar­in e “Amazon”, “Gjithçka ose Asgjë”, Tavaresh tregon: “Karlos mund të kuptojë lojtarët sepse ai është gjithashtu shumë i ri në moshë. Ai më ndihmon që të përmirësoh­em”. Fokusi i Kuestës është në aspektin teknik dhe taktik të ndeshjes, ku Arsenali ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. “Topçinjtë” kryesojnë +5 nga vendi i dytë, Mançester Siti, ndërsa kanë edhe një ndeshje më tepër në dispozicio­n sesa kampionët e Guardiolës dhe mund ta thellojnë avantazhin në 8 pikë. Arsenali dhe Mançester Siti nuk janë përballur ende këtë sezon në Premier Ligë dhe për këtë arsye, letrat mbeten ende të hapura. Ato u përballën të premten për herë të parë këtë sezon në Kupën FA, ku fitoi skuadra e Guardiolës 1-0 falë një goli të Akes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania