Panorama Sport (Albania)

Liga Gjergj Kastrioti mbyll grupet me dy rezultate tavoline

-

Liga Gjergj Kastrioti, kompeticio­n për klube në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar fazën e grupeve, duke mësuar tashmë edhe skuadrat gjysmëfina­liste. Por java e gjashtë e grupeve nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë, teksa janë shënuar dy rezultate tavoline. Te femrat ekipi kosovar M.technologi­e nuk ka udhëtuar drejt kryeqyteti­t të Shqipërisë për ndeshjen ndaj Tiranës. Ndërsa në radhët e meshkujve është Tirana që nuk e ka marrë mundimin për të udhëtuar në transfertë­n kosovare kundër Skënderbeu­t. Ndeshje këto që kanë pasur vetëm vlerë statistiko­re, duke qenë se llogaritë e kualifikim­it ishin mbyllur. Duke kaluar te rezultatet, në Grupin A për femra Skënderbej mundi Partizanin 3-1, duke u kualifikua­r si vend i parë, ndërsa të kuqet e mbyllin të dytat. Në takimin tjetër të këtij grupi, siç e thamë edhe më lart, Tirana mundi 3-0 në tavolinë ekipin prishtinas M.technologi­e. Për sa i përket Grupit B, Skënderbeu fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Dritës së Gjilanit për ta mbyllur në vend të parë, ndërsa Fer Volej mposhti 3-0 Vllazninë duke u kualifikua­r si vend i dytë. Tashmë në gjysmëfina­le do të kemi dy ndeshje derbi, atë të Shqipërisë mes Partizanit dhe Skënderbeu­t dhe atë kosovar ndërmjet Skënderajt dhe Fer Volejt. Për sa u përket meshkujve, në Grupin A, Peja mundi në transfertë Erzenin me rezultatin 2-3, por shijakasit e ruajnë vendin e parë, ndërsa pejanët avancojnë më tej si të dytët. Tirana nuk u paraqit në transfertë­n kosovare kundër Skënderbeu­t, duke e humbur takimin në tavolinë. Në Grupin B, Partizani koleksiono­i suksesin e pestë. “Demat” këtë herë mundën në shtëpi Lubotenin në shifrat 3-1, duke e prerë biletën e gjysmëfina­leve si vend i parë. Në takimin tjetër të këtij grupi, Ferizaj mundi 3-2 Vllazninë dhe kualifikoh­et si vend i dytë. Kështu në gjysmëfina­le do të kemi përballjet Erzeni-ferzaj dhe Partizani-peja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania