Panorama Sport (Albania)

Prizreni: Kemi probleme me fondet, talentet po ikin

“Fidel Ylli e ka obligim që ta ndihmojë mundjen”

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mund jes, Sahit Prizreni, në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ka komentuar vitin që lamë pas, duke folur për medaljet e marra, por gjithashtu edhe për buxhetin dhe për faktin se shumë të rinj po ikin nga ky sport.

2022-shi i MUNDJES -

“Viti që kaloi ka qenë fantastik për mundjen. Kemi një kampion bote në sportin shqiptar dhe shyqyr zotit vjen nga mundja. Ne kemi marrë shumë medalje si ajo europiane e Islamit, medaljet në Lojërat Islamike dhe shumë medalje të tjera në turnetë botërorë. Viti i kaluar ishte edhe një risi që ne e kishim organizuar, turneun botëror memorial ‘Muhamet Malo’, që do të jetë i përvitshëm. Viti ka shkuar më i mirë se sa kishim menduar, ky që do të vijë do të jetë edhe më i mirë”, rrëfen Prizreni.

VËSHTIRËSI­TË DHE PROBLEMET –

“Të bësh sportin e mundjes është kompleks dhe jo çdo i ri arrin ta bëjë, ka qenë i vështirë. Elementët e rinj po na ikin. Jemi në fund të muajit janar, sot fola me zv.ministrin dhe shpresojmë që këto dy ditë të dalë fondi. Buxheti del për të gjitha federatat, dhe janë të gjitha që e presin”, thotë kreu i FSHMSË, i cili më pas vijon: “Nëse flasim për shpërblime, atëherë është gjë tjetër, sepse ato janë aderuar tashmë sportistëv­e. Buxheti duhet të jetë në fillim të vitit, dhe vjet ka qenë një katastrofë si nga fondi, koha dhe mënyra se si është shpërndarë. Ne si drejtues

federate e kemi të vështirë të procedojmë, sepse është bërë e lodhshme dhe e përvitshme. Këto probleme janë me të gjitha sportet, jo vetëm me mundjen”, deklaron ish-kampioni i mundjes.

ELOZHE PËR KLUBIN TIRANA – “Ne kemi rregulluar disa palestra në Vlorë, Kukës, Kavajë, vetëm me fonde të njerëzve që janë dashamirës, nuk bëhet fjalë për bashki apo ministri. Ne po u japim mundësinë këtyre të rinjve që të mos largohen. Por federata është e pamundur ta bëjë këtë vetë, se kemi rol vetëm organizati­v. Unë vij nga mundja, i di problemati­kat në detaje e thelb, dhe më detyron që të shkoj të merrem edhe me punët e bashkisë le të themi. I vetmi klub që është model për të gjitha qytetet është klubi i Tiranës”, thotë 39-vjeçari.

ABAKAROV DHE DUDAEV – I pyetur pse zgjodhën Abakarov dhe Dudaev Shqipërinë, Prizreni shpjegon:

“Sporti është jetëshkurt­ër dhe ne sportistët rrojmë për një mundësi. Fakti që Rusia tashmë ka sanksione, që ka një numër të madh sportistës­h cilësorë dhe për ata që është e pamundur të përfaqësoh­en dhe Shqipëria ka nevojë për sportistë cilësorë. Abakarov është një model se si duhet të stërvitesh. Përveç imazhit që jep, ai jep edhe modelin për të cilin ne kemi nevojë, për njerëz që nuk janë thjesht fasadë, por që çdo ditë kontribuoj­në”.

SFIDAT E 2023-shit -

“Viti aktual është kualifikue­s për olimpiadën dhe është shumë i rëndësishë­m. Do të zhvillojmë edhe Europianin U-17 në qershor në Shqipëri. Ka angazhim shumë të madh nga federata. Shpresojmë të gjejmë bashkëpuni­m me ministrinë e bashkinë. Shpresoj që ky vit të mos ketë vetëm 2 norma olimpike, por të ketë më shumë. Shqipërisë i mungon një medalje olimpike dhe mendoj se ne si federatë kemi potencial për ta arritur këtë. Ky është objektivi kryesor, por kemi edhe aktivitete të rëndësishm­e edhe për grupmosha të tjera”.

PRITSHMËRI­TË PËR MEDALJE –

Presidenti i mundjes përmend sportistët nga të cilët pret medalje: “Unë mendoj që absolutish­t Abakarov, por kemi edhe të tjerë që janë 4-5 sportistë, për të mos folur për të rinjtë si Shehaj, do të kemi medalje. Por dy kryesorët janë Dudaev dhe Abakarov”.

MARRDHËNIA ME FIDEL YLLIN –

Në fund Prizreni ndalet edhe te raporti me Komitetin Olimpik dhe marrëdhëni­a me Fidel Yllin: “Është mbi 20 vjeçare, sepse dihet se ai vjen nga sporti i mundjes. Është një marrëdhëni­e e mirë, mund të ishte shumë më e mirë. Mund të thosha marrëdhëni­e e çarë për të vetmen arsye se si nuk po e trajtojmë dot kampionin e botës. Ky është një nga ngërçet që ne kemi aktualisht dhe mendoj se presidenti ka shumë punë për të bërë për KOKSH-IN dhe federatat e tjera dhe nuk mendoj se është e drejtë që të merret me punët e mundjes. Ai e ka detyrim dhe obligim të ndihmojë mundjen. Deri tani ai e ka bërë në njëfarë mënyre se në dy projekte që i kemi çuar, na i ka realizuar. Por marrëdhëni­a mbetet institucio­nale dhe shpresoj që të jetë ndryshe nga ai Komiteti Olimpik që ka ekzistuar, sepse dihet që KOKSH-I ka një histori të trishtë dhe të errët në vendin tonë. Shpresoj që Fideli me stafin e tij t’i japë një ndryshim”, përfundon Prizreni.

 ?? ?? Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni gjatë intervistë­s në “Panorama TV”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni gjatë intervistë­s në “Panorama TV”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania