Panorama Sport (Albania)

Bajrami, te Sasuolo për 6 milionë euro

Zëvendëson Traoren, me Silvinjon ndryshon dhe në Kombëtare

-

Nedim Bajrami ësh të fare pranë kal imit te skuadra e Sasuolos. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi i Empolit ka arritur marrëveshj­en për 6 milionë euro me Sasuolon për fantazisti­n shqiptar, i cili konsideroh­et si zëvendësue­si i duhur për Hamed Traoren që ka si destinacio­n Premier Ligën (Bërnmuth). Gjatë orëve të fundit është raportuar se ai ka zbarkuar në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore për të firmosur më pas me Sasuolon.

PROBLEMET

Sezonin e kaluar Nedim Bajrami luajti 35 ndeshje me Empolin, 28 prej të cilave si titullar dhe shënoi 6 gola. Menjëherë pas kësaj nisën interesimi­n klube të rëndësishm­e si Fiorentina, Lacio dhe Napoli. Futbollist­i kuqezi ka spikatur për teknikë të lartë, shpejtësi dhe vizion loje të mrekullues­hëm. Gjatë verës u fol edhe për një transferim të mundshëm drejt Fiorentinë­s, por nuk u realizua. Ndërkohë, me fillimin e sezonit të ri, kur u ndërrua trajneri i Empolit dhe vendin e Andreacoli­t e zuri Paolo Zaneti, gjërat u vështirësu­an për shqiptarin. Empoli ndryshoi filozofi loje dhe nga një ekip që përpiqej të imponohej me lojën e bukur dhe sulmuese, u shndërrua në “italianen” klasike që më së shumti mbrohet dhe më pas kundërsulm­on. Këtë sezon Bajrami ka luajtur vetëm 931 minuta me Empolin në Serinë A dhe ka shënuar 1 gol.

KOMBËTARJA

23-vjeçari i lindur në Zvicër ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe konsideroh­et si një ndër lojtarët që pritet të japë shumë për fanellën kuqezi në të ardhmen. Me Edi Rejën e nisi mirë fillimisht, por më pas nuk konsideroh­ej më titullar, edhe për shkak të zgjedhjeve që bënte ish-trajneri. Shpesh Bajrami dilte jashtë skemave ose luante jashtë pozicionit duke mos dhënë atë që pritej. Me ardhjen e Silvinjos gjërat mund të ndryshojnë, ndërkohë që transferim­i te Sasuolo cilësohet si një hap i rëndësishë­m për mesfushori­n tonë. Së Bashku me Hysajn, Gjimshitin, Kumbullën, Ismajlin dhe Berishën, ai cilësohet si pjesë e boshtit “italian”, që mund të mbajë peshë kryesore në fushatën e ardhshme eliminator­e të “Euro 2024”.*

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania