Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Abazaj, 20 ditë jashtë

Sulmuesi e pëson pas dy ndeshjeve me bardheblut­ë, humbet sfidat e shkurtit Kristali do të udhëtojë në Kroaci për të kryer vizita mjekësore më të specializu­ara

- OLSI AVDIAJ

Goditje për Tiranën. Kristal Abazaj dëmtohet dhe humbet gjithë shkurtin. Ka qenë një zgjatje ligamenti, që ka shqetësuar futbollist­in. Dje lojtari nuk u stërvit me skuadrën, ndërkohë që diskutoi gjatë me trajnerin Orges Shehi dhe më pas me drejtorin Tefik Osmani. Lojtari është larguar nga stërvitja, duke bërë disa ekzaminime të para. Dëmtimi i rëndë ka detyruar 26-vjeçarin të udhëtojë me urgjencë drejt Kroacisë, për një mjekim më të specializu­ar, teksa në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimi­t. Gjithsesi referuar rasteve të ngjashme, parashikim­et janë që Abazaj të qëndrojë minimalish­t 20 ditë larg fushave të futbollit, duke komplikuar jo pak planet e bardhebluv­e. Abazaj do të humbasë të gjitha ndeshjet e Superiores për muajin shkurt. 26-vjeçari është shfaqur me fanellën bardheblu në stërvitje prej dy javësh, teksa pritet t’i japë një dorë skuadrës për arritjen e objektivav­e. Abazaj ka luajtur më parë për Osijek, Anderleht apo edhe Istanbulsp­or. Gjithashtu, lojtari në fjalë mbahet mend nga tifozët shqiptarë, pasi ka luajtur edhe në vendin tonë me Luftëtarin dhe Kukësin. Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, afrimi i

Abazajt do të thotë që bardheblut­ë janë skuadra bombë në Shqipëri. Lojtari pas dëmtimit është aktivizuar 185 minuta në pesë ndeshje të Superligës turke. Abazaj u largua pak ditë më parë nga Istanbulsp­ori, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionati­n turk. Në fushë ka qenë si në sfidën me Erzenin dhe Kukësin.

KARTONËT - Pesë lojtarë rrezikojnë për sa u përket kartonëve. Ata janë Bekaj, Iseni, Hila, Aleksi dhe Najdovski, të cilët janë me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Egnatian, humbasin Vllazninë. Po kështu, Tirana në takimin e Kupës me Lushnjën do të ketë në fushë formacioni­n e dytë. Bëhet fjalë për ata që nuk kanë luajtur shumë gjatë këtyre javëve në Superiore, duke filluar nga Behiratçe e me radhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania