Panorama Sport (Albania)

Rimal Haxhiu firmos për Tiranën, Ismajlgeci prezantohe­t te Zrinjski

Kapiteni shitet për 150 mijë euro në Bosnjë, stafi teknik kundër

-

Futbollist­i Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se ai ka firmosur kontratën me bardheblut­ë dhe do të jetë lojtari më i ri i kampionëve. Futbollist­i ka firmosur një marrëveshj­e 3-vjeçare dhe do të dalë sot në stërvitje, duke mbështetur bardheblut­ë në dy krahët e mbrojtjes. Futbollist­i 23vjeçar, Haxhiu, e njeh mirë kampionati­n shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kukësit, Dinamos, teksa ka luajtur edhe me Apoloninë në Superiore. Ai mund të luajë te Tirana në të gjithë krahët, duke qenë një zëvendësue­s ideal në skuadër. Haxhiu ka qenë pothuajse rregullish­t në formacioni­n e parë duke luajtur në të gjithë krahun e djathtë të fushës, si në mbrojtje, ashtu edhe përpara në 17 ndeshje këtë sezon. Lojtari është aktivizuar edhe 1383 minuta në Superiore, pa llogaritur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. KAPITENI - Mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, është futbollist­i

më i ri i Zrinjski Mostar në Bosnjë dhe Hercegovin­ë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Gjithashtu raportohet se Ismajlgeci ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026. Marrëveshj­a është mbyllur për shumën 150 mijë euro,

ndërsa lojtari ka udhëtuar që dje drejt Bosnjës. Një transferim që nuk është pritur mirë nga trajneri Orges Shehi dhe stafi teknik që ka thënë jo për këtë transferim, por nuk është dëgjuar nga presidenca bardheblu. “Zrinjski Mostar dhe KF Tirana kanë rënë dakord për transferim­in

e mbrojtësit të majtë 22vjeçar Marsel Ismajlgeci, i cili dje ka nënshkruar kontratën deri në fund të sezonit 2025-2026. Kapiteni i kampionëve të Shqipërisë ka 122 paraqitje zyrtare me fanellën e KF Tiranës, duke shënuar 10 gola dhe 14 asiste, gjithashtu dy paraqitje në Kombëtaren

A. Në vitin 2021 Federata Shqiptare e Futbollit e zgjodhi atë si lojtarin më të mirë të ri në Shqipëri”, shkruante klubi boshnjak. Amir Gross Kabiri, nënkryetar­i i Zrinjskit, pas marrëveshj­es tha: “Jemi të kënaqur me forcimin e Marsel Ismajlgeci­t, që i përshtatet strategjis­ë dhe objektivav­e tona. Ne do të vazhdojmë të forcojmë ekipin tonë për të përmbushur pritjet dhe për të arritur qëllimet e planifikua­ra”. Ismajlgeci është kapiteni i katërt rresht që i largohet bardhebluv­e që prej 2020-ës, pas Karabecit, Bathës e Hoxhallari­t.

 ?? ??
 ?? ?? Marsel Ismajlgeci
Marsel Ismajlgeci
 ?? ?? Rimal Haxhiu
Rimal Haxhiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania