Panorama Sport (Albania)

Erzeni merr Romeron, Iljazi: Nuk kemi frikë askënd

Mbrojtësi, në “Panorama TV”: Xhixha ishte më i vështiri

-

Orët e fundit të mer katos janë gjith monë të nxehta, teksa skuadrat herë pas here surprizojn­ë me lëvizjet “inextremis”. Erzeni, “Hirushja” e Superiores këtë sezon, ka hedhur “grepat” për të rrëmbyer ish-mesfushori­n e Partizanit, Aristotele­s Romero. “Panorama Sport” mëson se shijakasit kanë arritur akordin me 27-vjeçarin venezuelas, i cili pritet të veshë në orët në vijim fanellën e Erzenit të trajnerit Kapllani. Romero është futbollist i lirë pas “divorcit” me të kuqtë. Në të kaluarën mesfushori është aktivizuar me skuadra si Deportivo Lara, Krotone, Ankaran, Mionoros, etj. Vlera në treg e ish-mesfushori­t të Partizanit është 200 mijë euro.

- Mbrojtësi i Erzenit, Ardit Iljazi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Mbrojtësi ka komentuar sfidën me Vllazninë duke thënë se fati ishte me ta. Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ia kanë frikën asnjë skuadre. “Jemi me këmbë në tokë, vazhdojmë për më shumë suksese. Jemi të gjithë një për një dhe një për të gjithë. Kur kam ardhur këtu kemi qenë pak më poshtë në renditje, por tani jemi shumë lart. Jemi një grup me dy-tre lojtarë të vjetër dhe ne të tjerët jemi të rinj. E kishim përgatitur ndeshjen me Vllazninë, por ishte e vështirë sepse na vunë në vështirësi. Kampionati në Shqipëri është shumë i fortë dhe shihet nga klasifikim­i, me një fitore ngjitesh në vendin e tretë dhe me një humbje zbret. Ne nuk ia kemi frikën asnjë skuadre, prandaj jemi në vendin e 3-të. Këtë sezon ndeshjet me Partizanin dhe Tiranën kanë qenë të komplikuar­a. Redon Xhixha ishte pak i vështirë për t’u mbajtur, por ia kam dalë më së miri”, tha ai ndër të tjera.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania