Panorama Sport (Albania)

Rikthimi i Klejdi Dacit: Teuta do të tentojë Kupën

- ZAMIR QYPI

Klejdi Daci është rikthyer te Teuta vetëm pas një sezoni. Ai vjen pas aventurës me Kukësin, ku luajti shumë pak. Tashmë do të jetë një alternativ­ë më shumë për trajnerin Edi Martini. Futbollist­i 23vjeçar ka luajtur dhe më parë me skuadrën e Teutës në sezonin 2021-2022 ku u mor huazim nga Kukësi. Ai shpesh ka shprehur dëshirën që të aktivizohe­t me ekipin durrsak, mundësi që do ta ketë në vijimin e këtij sezoni. Daci ka folur në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” dhe ka treguar se pse ka refuzuar ofertat e tjera. Daci zbuloi arsyet që e shtynë të zgjedhë Teutën.

Klejdi, tashmë pjesë e Teutës, si ndiheni për këtë zgjedhje?

Sinqerisht jam shumë i kënaqur për zgjedhjen që bëra. E vendosa për këtë klub pasi kam kaluar momente të bukura. Kishte edhe opsione të tjera, por në fund zgjodha Teutën sepse, përveçse njoh ambientin, kam dhe shumë miq këtu dhe e kam më të lehtë ambientimi­n. Jam shumë i lumtur që u finalizua transferim­i im te Teuta.

Si ju kanë pritur në skuadër?

Pritja ka qenë e mirë. Me shumicën e lojtarëve njihem.

Teuta luan të premten ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë ndaj Erzenit. Çfarë ndeshje parashikon­i dhe a prisni të aktivizohe­ni?

Unë jam i bindur që ekipi ka forcën dhe kurajën. Kryesorja është që shpirti i garës për t’u paraqitur në fushë sa më mirë të mos mungojë. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshta­r të fortë, por ne jemi të përgatitur sepse i kam parë shokët në stërvitje. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë.

A është Kupa një trofe që ju tërheq?

Nuk mund të them të kundërtën, pasi jemi të fokusuar te Kupa dhe do të luftojmë për ta fituar. E rëndësishm­e është të kalojmë një herë ndeshjen ndaj Erzenit e me pas do të mendojmë për më tej.

Si e shihni Teutën, pasi momentalis­ht ndodhet në zonën e rrezikut?

Nuk mund të presësh që gjithçka të ndryshojë brenda një dite. Duhet kohë dhe me siguri do të përmirësoh­emi, madje Teuta do të jetë përsëri akoma më e fortë dhe do të ringrihet shumë shpejt.

Është gati Daci të ndihmojë Teutën me gola?

Shpresoj që të vazhdoj të shënoj me Teutën dhe të kem vazhdimësi, pasi kjo është e rëndësishm­e. Objektivi im është të qëndroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj edhe më mirë. Shpresoj ta ndihmoj ekipin me lojë dhe me gola.

Për çfarë objektivas­h u rikthyet në Durrës?

Kampionati është shumë i fortë. Për momentin ne jemi në pozita jo të mira. Do të jetë e vështirë çdo ndeshje, por të përqendroh­emi për ndeshjet e radhës. Në fund do t’i bëjmë llogaritë. Dëshira ime është të dalim sa më shpejt nga ky moment ku jemi e me pas të shohim çfarë do të na rezervojë fati.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania