Panorama Sport (Albania)

“Bis” në limite, Skënderbeu merr dy talente në Nigeri

- LLAZI SARO

“Blindohet” Skënderbeu. Klubi ka siguruar shërbimet e dy afrikanëve dhe mbyll zyrtarisht merkaton. Burime të sigurta për “Panorama Sport” konfirmojn­ë se drejtuesit kanë federuar në limite nigerianët Godvir Savior dhe Moses Junior. Duke parë moshën e tyre të re dhe të dhënat që zotërojnë, drejtuesit i kanë lidhur kontrata afatgjata. Kanë nënshkruar marrëveshj­e 4-vjeçare, pasi shihen si elementë të perspektiv­ës. Savior është 19 vjeç dhe luan si mesfushor qendre. Ndërsa nga ana tjetër, edhe Moses është gjithashtu 19-vjeçar

dhe luan si sulmues i majtë. Ai dallohet për shpejtësin­ë e tij, e cila është arma e fortë e këtij lojtari. Me afrimet e dy futbollist­ëve nga Afrika, bardhekuqt­ë janë totalisht gati për të përballuar garën. Jo vetëm që kanë një formacion, i cili jep garanci, por edhe alternativ­a më

shumë se cilësore. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenovi­ç që nga dita e djeshme, e megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të debutojnë në dy ndeshjet e kësaj jave për llogari të Kupës dhe kampionati­t. Me ta shkon në 6 numri i përforcime­ve në këtë dritare transferim­esh. Kujtojmë që më herët kanë marrë Randi Dumfur, Agnaldo Moraesh, Hektor Idrizajn dhe Erald Hysenin. Që organika të jetë totalisht e gatshme për stafin teknik, duhet të rikthehen Dritmir Beci dhe Oltjon Rapa. Dy prej lojtarëve që mund të mbajnë një peshë jo të vogël në prapavijë, nuk janë gati. Shkodrani është i ndalur në infermieri prej kohësh dhe ende nuk ka një sinjal se kur mund të rikuperohe­t. Në këto çaste, mbrojtja është reparti më i boshatisur aktualisht dhe kjo vjen prej dëmtimeve.

 ?? ?? Pamje nga seanca e djeshme stërvitore në Durrës
Pamje nga seanca e djeshme stërvitore në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania