Panorama Sport (Albania)

“Milanisti” Krosta firmos për 3 vite, Dinamo “blindon” portën

- FATJON RUPI

Pas Alen Ndreut dhe Amarildo Gjonit, dy shqiptarë të rritur sportivish­t në Itali, Dinamo merr edhe një italian “puro”. Portieri Luka Krosta, i dalë nga akademia e Milanit, është zyrtarisht pjesë e klubit kryeqyteta­s. Ai ka firmosur një kontratë 3vjeçare me Dinamon dhe pas eksperienc­ave që ka pasur në vendin e tij dhe së fundi në Greqi, synon rilindjen me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë. “Panorama Sport” bëri me dije pak ditë më parë se klubi kishte arritur një akord me këtë portier dhe tashmë ka ardhur edhe firma. Blutë “blindojnë” kështu portën, ku të gatshëm janë edhe Edvan Bakaj dhe Sinan Dani, i rikthyer pas huazimit te Burreli. Ndryshe nga Gjoni, të cilit i duhet pak kohë për të qenë gati, Krosta mund të luajë që në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Kastriotin. Italiani 24-vjeçar, pas evidentimi­t te Milani dhe kalimit në skuadrën e parë në moshë të re, provoi fatin te Kaljari dhe më pas në skuadra të kategorive inferiore në vendin fqinj. Së fundi ai ishte pjesë e ekipit grek Irodotos, që falimentoi dhe portieri kërkoi një aventurë të re. Drejtuesit e Dinamos arritën të nënshkruaj­në me Krostën, të bindur se kanë afruar në skuadër një portier me vlera. Tani mbetet që italiani t’i tregojë këto vlera në fushën e blertë.

- Deri tani Dinamo ka arritur të afrojë në

VENDE BOSH

merkaton e dimrit katër lojtarë, portierin Luka Krosta, mbrojtësin Realf Zhivanaj dhe sulmuesit Alen Ndreu dhe Amarildo Gjoni. Pritet edhe ndonjë lëvizje tjetër në kampin blu. Gazeta mëson se klubi do të lërë vende bosh në listën e federimeve për pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që nëse gjejnë elementët që kërkojnë, të kenë mundësi t’i

aktivizojn­ë. Në vëmendje të drejtuesve mbeten elementët e rinj premtues, të cilët mund të rriten dhe më pas të kenë mundësi të shiten jashtë vendit. Janë larguar ndërkohë portieri Simon Simoni, që u shit tek Eintrahti i Frankfurti­t, sulmuesit Artur Rexhinaldo, braziliani Diogo da Silva dhe Ali Samake.

 ?? ?? Lukas Krosta, portieri i sapoafruar te Dinamo
Lukas Krosta, portieri i sapoafruar te Dinamo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania