Panorama Sport (Albania)

Kaloshi “shkund” Lushnjën: Janë edhe 39 pikë në lojë

Portieri nuk heq dorë nga mbijetesa: Dhamë shenja jete në Korçë

- ALBAN ALUSHI

Lushnja ka “arkivuar” Skënderbeu­n dhe është përqendrua­r te Kupa e Shqipërisë. Të enjten vijnë në kryeqytet, ku i pret Tirana. Ndonëse nuk kanë pretendime dhe as shanse për të shkuar më tej (pas humbjes 3-0 në “Roza Haxhiu”), duan ta shfrytëzoj­në këtë 90-minutësh për t’u rritur. Këtë e thotë edhe Mikel Kaloshi, i cili paralajmër­on se do të shohim një tjetër ekip në fushë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, gardiani ndalet edhe te kampionati. Nuk ka në plan që të heqë dorë nga mbijetesa dhe sidomos kur në lojë janë edhe 39 pikë. “Do të jetë një Lushnjë serioze. Po përgatitem­i dhe e kemi vlerësuar takimin. Në ndeshje të tilla ka ndryshime dhe pavarësish­t se kush do të aktivizohe­t, do të jetë një tjetër ekip dhe paraqitje. Do të jemi korrektë me veten mbi të gjitha. Edhe pse vëmendjen e kemi te kampionati, në fushë do të na shihni të angazhuar maksimalis­ht”, tha fillimisht 29-vjeçari, që më tej komentoi edhe humbjen në Korçë. “Vërtetë humbëm me Skënderbeu­n, por mendoj se skuadra dha shenjat e para të ‘jetës’. Kemi ndryshuar nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi, më besoni. Ishim duke u bërë një rezistencë të mirë bardhekuqv­e, por u ndëshkuam nga gabime në përqendrim. Pësuam një gol aksidental, me devijim, dhe në futboll ndodhin këto gjëra. Ishim në fushën e një prej skuadrave më të forta dhe pretendent­e për Superioren. Kryesorja është që kemi bërë një lojë të mirë në Korçë. Ekipi ka ngritje si nga ana fizike ashtu edhe nga ana taktike. Mendoj do të vijmë duke u përmirësua­r, sepse po punojmë maksimalis­ht që të rritemi dhe të eliminojmë gabimet. Ne do të shikojmë përpara. Kemi një rrugë të gjatë në kampionat dhe javët do t’i marrim një e nga një. Janë 39 pikë në lojë, ndaj të grumbulloj­më sa më shumë dhe dalim nga situata në të cilën ndodhemi”, përfundoi Kaloshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania