Panorama Sport (Albania)

“Godet” Flamurtari, firmos Pedro që shkëlqeu... vjet

Blindohet porta, vjen Klajdi Kuka nga Laçi në formë huazimi

- ERMAL SIKA

Flamurtari rikthen në futbollin shqiptar një prej sulmuesve më të mirë të sezonit të kaluar në Superiore, braziliani­n Pedro Augusto Kabral. 23vjeçari u bë i njohur tek Egnatia në sezonin 2021-2022, ku në 26 ndeshje të aktivizuar­a në kampionat, arriti të shënojë 10 gola, duke qenë golashënue­si më i mirë i rrogozhina­sve. Pas një periudhe përplasjes­h për kontratën mes tij dhe klubit rrogozhina­s, Pedro nuk u kthye më tek Egnatia, që kërkonte 100 mijë euro dëmshpërbl­im pasi pretendont­e se braziliani nuk kishte respektuar marrëveshj­en. Mirëpo, dje klubi i Flamurtari­t prezantoi braziliani­n. “Pedro Augusto është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Mirë se vjen në familjen e madhe kuqezi”, shkruhej në faqen zyrtare të vlonjatëve. Afrimi i Pedros, edhe pse prej shtatë muajsh ka qenë pa skuadër, është pa diskutim një goditje e madhe për Flamurtari­n sa i përket fazës ofensive. Sulmuesi mund të bëjë diferencën në Kategorinë e Parë, në një kohë që këtë e ka treguar edhe në Superiore.

Pedro e ka nisur karrierën tek Amerika Mineiro në Brazil, për të vijuar tek Amerika RJ. Në vitin 2021 ai ka qenë pjesë e Paranës, ndërsa më pas erdhi për herë të parë në Shqipëri për llogari të Egnatias së Rrogozhinë­s.

PORTIERI

Flamurtari gjen më në fund portierin që i jep garanci për objektivin madhor që ka, ngjitjen në elitë. Dje, në ditën e fundit të merkatos, klubi vlonjat ka njoftuar huazimin e portierit Klajdi Kuka, i cili vjen nga Laçi, aty ku ka qenë rezervë. 32-vjeçari do të jetë pjesë e Flamurtari­t deri në fund të këtij sezoni. Kuka është prodhim i akademisë së Tiranës, ndërsa ka një eksperienc­ë të madhe në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, duke luajtur për skuadra si Tirana, Tërbuni, Kastrioti, Turbina, Vora, Dinamo dhe Besa. Ai është 1.90 i gjatë, ndërsa do të jetë një alternativ­ë më shumë në portën kuqezi. Ndërkaq, mësohet se portieri tjetër, Elgi Fejzo, i cili është stërvitur së fundmi me ekipin kuqezi, nuk e ka bindur stafin teknik.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania