Panorama Sport (Albania)

Bajrami kalon te Sasuolo: I lumtur për këtë zgjedhje

-

Nedim Bajrami është fu tbollisti më i ri i Sasuo los. Fantazisti i Kombëtares shqiptare u transferua nga Empoli për shifrën e 6 milionë eurove, me formulën e huazimit, por me të drejtën e blerjes nëse arrihet një numër ndeshjesh i caktuar. Bajrami ka firmosur dje në Milano, kontratën me klubin e ri dhe pas takimit ka konfirmuar gjithçka për "TMW" me disa fjalë të shprehura shkurtimis­ht. "Gjithçka është në rregull, jam i lumtur dhe do të nis nesër (sot) me skuadrën e re", thotë Bajrami, i cili pyetet edhe për raportet me trajnerin Dionisi, me të cilin do të ribashkohe­t. "Po, patjetër, kam folur me të, jam i lumtur që do ta gjej aty. Gjithashtu kam folur edhe me Pinamontin, me të cilin kam luajtur sezonin e kaluar në një ekip", përfundon blerja më e re e Sasuolos.

Empoli-mesfushori, ndryshe nga sezoni i kaluar kur në stolin e Empolit ishte Andreacoli, këtë vit me ardhjen e Paolo Zanetit në stol, nuk shihej si një lojtar titullar, edhe pse është aktivizuar në pothuajse të gjitha ndeshjet. Në merkaton e verës, kur Bajrami kishte përfunduar një sezon shumë të mirë dhe disa klube të mëdha interesohe­shin për të, si Milani apo Napoli, toskanët e Empolit pretendoni­n minimumi 10 milionë euro, por tashmë situata ishte komplet ndryshe. Fantazisti nuk kishte atë shkëlqimin e vjetshëm në këtë pjesë të parë të kampionati­t, duke shënuar vetëm një gol dhe Empoli është kënaqur me gjashtë milionë euro të derdhura nga klubi që pak ditë më parë "shkërmoqi" në "San Siro" 2-5 Milanin. Ndërkohë, sa i përket renditjes, Sasuolo renditet gjashtë vende poshtë Empolit të vendit të 10-të. Sa u përket shqiptarëv­e tek ekipi toskan, pas Asllanit, largohet një tjetër lojtar dhe tani ka mbetur mbrojtësi Ardian Ismajli dhe "Dardani" Samir Ujkani.

SASUOLO-SKUADRA zigjelbër që prej vitesh ka dhuruar një futboll të bukur në Serinë A, këtë sezon është në pozita të vështira, por sa i përket organikës, ajo është e pasur. Firma me Bajramin ka ardhur si pasojë e një efekti "domino" në merkato, që është nisur me dështimin e blerjes së Nikolo Zaniolos nga Bornmëth, me këta të fundit që firmosën me Traoren e Sasuolos që zëvendësue­s gjetën Nedim Bajramin. Mesfushori qëndroi për dy vite e gjysmë tek Empoli duke luajtur në total 127 ndeshje dhe shënuar 22 gola dhe po aq asiste.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania