Panorama Sport (Albania)

Amerikane dhe kubane, Partizani ndez merkaton

Trajneri Albayrak “fërkon” duart, firmosin Burse dhe Ortiz

- ARTIN LLESHAJ

Partizani i volejbolli­t të femrave po zhvil lon një sezon shumë të mirë. Pasi e nisën me këmbë të mbarë duke fituar Kupën e FSHV-SË, të kuqet e mbyllën fazën e parë të kampionati­t me pikë të plota me 7 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara, ndërsa kanë siguruar edhe kalimin për në fazën finale në Kupën e Shqipërisë, gjithashtu edhe në Ligën Mbarëkombë­tare Gjergj Kastrioti. Ndonëse me një ekip të plotë dhe konkurrues, Partizani nuk është ndalur këtu, pasi po tregohet mjaft aktiv edhe në merkaton e dimrit. “Panorama Sport” mëson se presidenti Rogert Huqi ka mbyllur marrëveshj­en me dy volejbolli­ste të huaja, të cilat janë zyrtarisht pjesë e Partizanit për gjysmën e dytë të sezonit. E para është amerikania

Jada Burse, lojtare që aktivizohe­t në pozicionet katër dhe pesë. 25-vjeçarja gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në Brazil për skuadrën Fluminense, ndërsa në të shkuarën ka pasur eksperienc­a në Kuvajt dhe SHBA. Ndërkohë, goditja e dytë është kubania Reglia Flavia Martinez Ortiz. 23vjeçarja

vjen nga eksperienc­a në Japoni dhe pritet të jetë një tjetër element i rëndësishë­m për Partizanin. Ndonëse mbetet për t’u parë impakti i tyre në parket, Partizani konfirmon ambiciet e mëdha për këtë sezon, duke i shtuar elementë të rëndësishë­m në dispozicio­n të trajnerit turk Hakki Ertan Albayrak.

Lojtare, të cilat së bashku me boshtin aktual të formuar nga Enkeleda Braho, Çezarina Xheka, Joana Kushi, Xhovana Kaçorri, etj., e bëjnë Partizanin favorit kryesor në të gjitha kompeticio­net në këtë pjesë të dytë të sezonit, ku dhe do të luhen fatet e trofeve më të rëndësishë­m kombëtarë dhe mbarëkombë­tarë.

 ?? ?? Reglia Flavia Martinez Ortiz
Reglia Flavia Martinez Ortiz
 ?? ?? Jada Burse
Jada Burse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania