Panorama Sport (Albania)

Prestige thyen sërish Roamelin, vendos një supergol i Branicës

Vjen edhe fitorja e dhjetë, vijon ecuria me pikë të plota në grup

-

Prestige e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2023, duke regjistrua­r fitoren e radhës në Sunday League Albania, kompeticio­n “9x9” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Pasi i kishte mundur në finalen e Superkupës në dhjetor me rezultatin 5-0, Prestige ka shënuar një tjetër triumf ndaj ekipit Roamel, këtë herë në shifrat minimale 1-0. Ka mjaftuar një gol spektakola­r i Branicës në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë 3 pikët Prestige në një ndeshje të dominuar në pjesën më të madhe të kohës nga ekipi që drejtohet nga trajneri Eldiano Topi. NDESHJA – Prestige dhe Roamel zbritën në fushën “Skënder Halili” për ndeshjen e javën së dhjetë të Grupit A. Një sfidë që vendoste përballë ekipet kampione të këtyre viteve në Sunday League, Prestige në edicionin e parë dhe Roamel në dy edicionet e fundit. Që në çastet e para Prestige nisi ofensivën, për ta zhvendosur lojën në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Tentativa e parë erdhi me Bibën, por portieri Baro shpëtoi kuadratin. Më tej provoi Ademi, por një prej mbrojtësve të Roamel ndërhyri në momentet e fundit duke shmangur rrezikun. Vasha kishte një mundësi të artë, por sërish portieri i Roamel bëri mrekullinë, duke shmangur një gol të sigurt. Pjesa e parë vijoi me dominimin total të Prestige, ndërsa Roamel e kishte shumë të vështirë të shtynte përpara. Ishte portieri Baro ai që mbajti në lojë skuadrën Roamel, duke u bërë protagonis­t me disa pritje vendimtare, ndërsa pjesa e parë u mbyll 00. Por ekuilibrat u prishën menjëherë pas rikthimin të skuadrave në fushë në fraksionin e dytë. Që në sekondat e para në startin e lojës, Prestige i zhbllokoi shifrat me një gol spektakola­r që kishte për protagonis­t Branicën. Ky i fundit finalizoi fluturimth­i me të djathtën nga jashtë zone pas një krosimi të Bibës, për ta dërguar topin në rrjetë, pa i dhënë asnjë shans për të reaguar portierit. Në disavantaz­h të një goli, Roamel provoi të dilte më shumë përpara në sulm, ndërsa rrezikoi menjëherë barazimin në të 35-ën, teksa Xhaferi goditi shtyllën. Pjesa e dytë u bë më interesant­e me sulme nga të dyja kampet, megjithatë Prestige arriti që ta menaxhonte më së miri epërsinë deri në fund. Kështu, Prestige fut në kasafortë fitoren e dhjetë në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni në Sunday League, duke i konsolidua­r edhe më tepër pozitat në vendin e parë të Grupit A.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania