Panorama Sport (Albania)

Zaniolo mbetet verdhekuq, oferta për Ozorion nuk i kënaqi kilianët

-

Nikolo Zaniolo është lënë jashtë skuadrës te Roma, teksa dje ka hequr nga profili personal në “Instagram” njoftimin se është lojtar verdhekuq. Krisja mes palëve është e pashëruesh­me dhe ai do të kalojë 5 muajt në vijim duke u stërvitur me shokët (në rastin më të mirë), por pa mundësinë për të luajtur. Sipas raportimev­e, në fakt nga faqja e “Sportitali­a”, agjenti i Zaniolos, Klaudio Vigoreli ishte dje në Milano. Qëllimi për ta transferua­r te Milani kishte perënduar me kohë, ndaj martesa mund të ndodhë në verë, sepse 23-vjeçari dëshiron shumë “Djallin”. Kjo ka

qenë tema e diskutimit mes palëve, teksa për Zaniolon pati tentativa nga Lidsi dhe Lajpcigu për ta marrë në huazim. Akordi dështoi pasi Roma dëshiron ta shiste në mënyrë përfundimt­are.

OZORIO - Sipas asaj që raportohet nga “alairelibr­e.cl”, portal

kilian, oferta prej 5.5 milionë eurosh plus 30% për një rishitje të ardhshme të Milanit për Dario Ozorio nuk e kënaqi Universida­d de Chile, skuadrën që zotëron lojtarin. Kjo ka bërë që kuqezinjtë të mos përmirëson­in ofertën e tyre me anësorin që do të mbyllë sezonin në atdhe.

Në mesnatë Zaniolo e pranoi, ja si Bërnmëthi mori hak

Nikolo Zaniolo rrezikon të kalojë gjysmën e mbetur të sezonit i izoluar te Roma. Në fakt, dje në të gdhirë lojtari kishte pranuar Bërnmëthin, por anglezët zgjohen të merrnin Traorën e Sasuolos. Lojtari priti deri në momentin e fundit Milanin, por 22 milionë eurot që kampionët e Italisë i ofruan Romës nuk përbënin ofertën e duhur, ndaj edhe fantazisti do të kalojë 5 muajt më të pazakontë të karrierës. Sidomos për një lojtar të nivelit të tij.

 ?? ?? Nikolo Zaniolo, 23 vjeç
Nikolo Zaniolo, 23 vjeç
 ?? ?? Dario Ozorio, 19 vjeç
Dario Ozorio, 19 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania