Panorama Sport (Albania)

Klubi replikon, Leao vlerëson postimin e tij

-

Përgjigjja e “Djallit” ka vonuar, por nuk ka munduar dhe në drekën e djeshme klubi ka saktësuar nëpërmjet një deklarate për mediat se: “Dialogu me menaxherët e lojtarit vazhdon në një atmosferë të qetë dhe profesiona­le” dhe kjo është e qartë edhe për ne, duke qenë se bisedimet kanë vijuar edhe ditët e fundit, por ende ka disa diferenca në pikëpamje”. Dy fjali, por që kanë një domethënie të madhe, sidomos në një moment të vështirë si ky kur tifozët po durojnë më tepër se zakonisht serinë e rezultatev­e negative të skuadrës së zemrës. Klima nuk është nga më të qetat, ndaj replika e Milanit është një sinjal që përpjekjet për të tensionuar më shumë momentin nuk do të tolerohen. Nga ana tjetër, edhe Leao ka dhënë kontributi­n e tij, duke pëlqyer postimin e klubit në profilet e ndryshme sociale. Jo më larg se të enjten e kaluar, Leao ishte në një restorant milanez. I pikasur nga tifozët, ai ka deklaruar se është i lumtur te Milani. Sigurisht, që për rinovimin nevojitet më shumë se thjesht lumturi, ndaj lojtari po bën vlerësimet e tij të rastit. Milani ka arritur t’i ofrojë deri në 7.7 milionë euro në sezon për katër vite, por bisedimet kanë ngecur për shkak të klauzolës së shitjes. Klubi dëshiron ta mbajë në vlerën 150 milionë eurove (aq sa është aktualisht) nëse nuk arrin ta shtojë, ndërkohë që menaxherët e portugezit e duan të përgjysmua­r. Leao ka ngut të likuidojë 9.5 milionë eurot që i detyrohet Sportingut (për prishjen e njëanshme të kontratës), sepse klubi portugez vazhdon t’i sekuestroj­ë 20 për qind të fitimeve mujore. Maldini dhe Masara janë të bindur se edhe në rast mosrinovim­i, në verën e vitit 2023 mund të arrijë një ofertë në përputhje me vlerën e lojtarit, e cila do t’i lejonte Milanit të kishte më shumë para për afrime. Sidoqoftë, deri në pranverë do të duhet të arrihet në një pikë përfundimt­are të historisë. Nëse Leao rinovon palët do të eci përpara së bashku, përndryshe do të kërkohen blerës seriozë për lojtarin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania