Panorama Sport (Albania)

Luftë në çdo front, kalendar ferri për dy “titanët” e Spanjës

Nga “El Clasico” e La Ligës deri tek ajo e Kupës pa pushim

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Reali i Madridit dhe Barcelona do duhet të përgatisin “motorrët” mirë përpara fillimit të shkurtit, i cili do të sinjalizoj­ë edhe startimin e duleve të ashpra deri në datën 5 prill ku do t’i vendoset kapaku gjysëmfina­les së dytë në Kupën e Mbretit mes tyre. Gjatë kësaj periudhe ato mund të ndeshen në plotë 14 sfida të ndryshme, duke nisur nga La Liga, Kupa e Mbretit, Championsi, Europa Ligë e Botërori i Klubeve. Më poshtë po ju servirim menunë e zjarrtë të sfidave nga kampi i të dyja gjigandëve jo vetëm në tokën iberikase.

BARCELONA-TË besuarit e Ksavi Hernandez do e fillojnë orientimin në këtë “labirint” takimesh që nga mbrëmja e sotme, aty ku Real Betis do i sfidojë ne tempullin e vet. Sfida e radhës në kampionat nuk do të ndryshojë rajon (Andaluzi), por vetëm emërtim, fjala është për Seviljan, e cila do të “përplas” brirët në spektrin sportiv në datë 5 shkurt. Gjithsesi rrugëtimi do të ece nëpër kalvarin plotë “gjëmba” mes “Estadio de la Ceramica”,

fortesë e Vijarealit. Më pas gjigandët e Junajtid do të testojnë vetën me kryesuesit e ligës vendas mes datave 16 dhe 23 shkurt. Valencia dhe Bilbao mund të quhen serioze si rival në rrugëtimin e tyre drejt tre “El Clasicove” plotë fizekzajrr­e.

REAL Madrid”mbretërorë­t”

do e kenë më të lehtë në letër nisjen e shkurtit, aty ku Valencia, Majorka, Elke dhe Osasuna do ti prijë Championsi­t. Liverpul, Atletiko, Barcelona do ti vihen përballe “Los Blankosve” në një distancë më

pak se dy javësh. Muaj mars sërisht do të prezantojë terren të thepisur për djemtë e Ançelotit, mbi marshin e takimeve. Betis, Liverpul në ndeshjet e dytë të Ligës së Kampionë e për të gjetur Barçën në kampionat. Valadolid do të jetë si rreze shpëtimi në fillim të prillit, ndonëse për pak kohë, pasi arimqtë e përbetuar nga Katalonja do i mirëpresin në “Spotify Camp Nou”, e cila do ti vër vulën këtij rrugëtim sfilitës, pa anashkalua­r edhe fatin se kampionët në fuqi të Championsi­t do të ndeshen edhe në Botërorin e Klubeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania