Panorama Sport (Albania)

Kthehet Levandovsk­i, Ksavi: S’kemi ndër mend të ndalemi

-

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Henandez, ka dalë në konferencë­n për shtyp para takimit të prapambetu­r të javës së 16-të në La Liga sonte në mbrëmje kundër Betisit. Barça udhëton për në Sevilje në një takim delikat, një përsëritje e gjysmëfina­les së Superkupës së Spanjës e luajtur në Arabinë Saudite muajin e kaluar. Atëherë kalonte Barcelona, por në kampionat situata është krejt tjetër dhe Ksavi e ka pranuar një gjë të tillë. “Nuk besoj se ndeshja e Superkupës duket marrë si referencë. Ajo ishte një kompeticio­n tjetër, luhej në fushë neutrale e kishte specifikat e saj. Tani luajmë në fushën e tyre, ndaj e pres edhe më të vështirë. Pastaj mos harroni se edhe në Superkupë na vunë në vështirësi serioze”, tha Ksavi. Por edhe pse në Sevilje pritet një ndeshje delikate, Ksavi dhe Barça e kanë të qartë se duan t’u japin një tjetër goditje ndjekësve të tyre. Që do të thotë se ndaj Betisit fitorja shihet si domosdoshm­ëri. “Nëse marrim 6-7 ndeshjet e fundit, në katër prej tyre jemi paraqitur mjaft mirë.

Ndërsa në dy takime të tjera kemi qenë larg pritshmëri­ve tona. Por objektivi ynë është gjithnjë i njëjti, të fitojmë, duke luajtur një futboll argëtues. Jo gjithnjë mund t’ia dalim, por e kemi të qartë se çfarë kërkojmë nga vetja. Kjo është një fazë shumë delikate e sezonit, mund të rezultojë vendimtare, ndaj edhe përballjen ndaj Betisit e shoh si një finale. Duhet të zbresim të karikuar në fushë, por natyrisht të përmirësoj­më diçka në sulm”, tha ai. Ksavi ka komentuar edhe regjistrim­in e kontratës së Gavit në La Liga, duke e quajtur lajmin më të mirë në ditën e fundit të merkatos. “Regjistrim­i i kontratës së Gavit dhe

federimi i tij me ekipin e parë është lajmi më i mirë për ne. Ishte një ndër objektivat e merkatos së janarit”, ka thënë Ksavi. Ndërkaq, këtë herë në lidhje me formacioni­n, lajmi i mirë për teknikun e Barcelonës është kthimi i gatshëm i Robert Levandovsk­it, i cili ka shlyer pezullimin prej 3 ndeshjesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania