Panorama Sport (Albania)

Godet Arsenali, Zhorzhinjo “Topçi”

Kryesuesit e Premier Ligës s’arritën dot te Kaisedo, firmosën me mesfushori­n e Çelsit 31-vjeçari nënshkruan kontratë 18-mujore me opsionin për ta rinovuar edhe për 1 vit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsenali e ka mbyl lur merkaton e ja narit me një goditje të rëndësishm­e në mesfushë. Nuk është Moises Kaisedo, mesfushori i Brajtonit, për të cilin ata bënë dy oferta (e fundit 70 milionë paund), por “Pulëbardha­t” rezistuan deri në fund, duke thënë se pretendoni­n 80 milionë paund, përndryshe ai nuk ishte në shitje dhe iu rikthyen pistës “Zhorzhinjo”, të cilën e mbyllën me sukses. Mesfushori i Çelsit, i cili ishte në 6 muajt e fundit të kontratës në “Stamford Bridge” dhe nuk kishte asnjë sinjal rinovimi, firmosi me “Topçinjtë” një kontratë 18-mujore, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit. Kryesuesit e Premier Ligës paguan vetëm 12 milionë paund për kartonin. Zhvendosja e fokusit te 31-vjeçari ishte Plani B i Arsenalit, ndërsa Arteta tentoi ta transferon­te yllin e kombëtares italiane edhe në merkaton e verës 2020, një vit përpara se ai të triumfonte në Champions me Çelsin dhe Europian me Italinë. Arteta ishte ndihmësi i Guardiolës në stolin e Mançester Sitit në vitin 2018 kur “Qytetarët” tentuan ta transferon­in, por Zhorzhinjo i refuzoi, duke zgjedhur Çelsin e ish-trajnerit të tij te Napoli, Mauricio Sarrit. Zhorzhinjo u transferua në Londër në vitin 2018 për 50 milionë paund. Ai luajti 213 ndeshje për blutë, ku shënoi 29 gola dhe regjistroi 9 asiste. Por kohët e fundit Zhorzhinjo ka vuajtur, ndërsa skuadra e tij renditet në vend të 10-të në Premier Ligë. Në “Emirates” ai do të mbajë numrin 20, i cili ishte mbajtur për herë të fundit nga

Nunjo Tavareshi, aktualisht i huazuar te Marseja. Mesfushori i lindur në Brazil shton kështu opsionet në mesfushë për Arsenalin, duke ofruar më shumë oksigjen për Granit Xhakën dhe Tomas Partejn, ndërsa dje klubi mësoi edhe lajmin e keq të mungesës së

gjatë të Mohamed Elnenit. Çelsi nuk kishte hapur asnjë negociatë për rinovimin e kontratës së lojtarit, i cili fitoi Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve dhe finalen e Ligës së Europës kundër Arsenalit në sezonin 2018-‘19.

 ?? ??
 ?? ?? Zhorzhinjo pas transferim­it tek Arsenali
Zhorzhinjo pas transferim­it tek Arsenali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania